BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2018
MaEnPrShDi
    1  2  3  4
 5  6  7  8  9  10  11
 12  13  14  15  16  17  18
 19  20  21  22  23  24  25
 26  27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

29 mars 2011

Punėtoria: "Inputi i Organizatave tė Shoqėrisė Civile nė Draft-Raportin e Monitorimit tė Zgjedhjeve Parlamentare 2010 dhe nevoja pėr Reformė Zgjedhor"



Prishtinė, 23 Mars 2011, Demokracia nė Veprim ka organizuar tė martėn njė punėtori me temėn “Inputi i Organizatave tė Shoqėrisė Civile nė Draft-Raportin e Monitorimit tė Zgjedhjeve Parlamentare 2010 dhe nevoja pėr Reformė Zgjedhor”. Nė kėtė punėtori ishin tė ftuar pėrfaqėsues tė organizatave tė shoqėrisė civile si dhe ekspertė vendorė e rajonal, tė cilėt diskutuan lidhur me dy punimet e hartuara nga Demokracia nė Veprim, draft Raportin e Monitorimit tė Zgjedhjeve Parlamentare 2010 si dhe draft Analizėn e Ndryshimeve tė Legjislacionit Zgjedhor.
Gjatė kėsaj punėtorie pėrfaqėsues tė OSHC-ve paraqitėn rekomandimet e tyre lidhur me kėto draft - punime si dhe u diskutua lidhur me hapat qė duhet ndėrmarrė nė tė ardhmen pėr tė siguruar njė reformim tė mirėfilltė sė sistemit zgjedhor.
Eksperti rajonal, z. Darko Aleksov – njėherit edhe Drejtor Ekzekutiv i organizatės MOST, organizatė kjo me profil tė monitorimit tė zgjedhjeve nė Republikėn e Maqedonisė, paraqiti shembujt e mirė qė ishin ndjekur nga ana e shoqėrisė civile nė reformimin e sistemit zgjedhor nė shtetin e tij. Po ashtu, z. Aleksov paraqiti rekomandimet e tij, tė cilat nė tė ardhmen do tė mund tė siguronin njė proces zgjedhor tė drejtė, tė lirė dhe demokratik. Ish Kryetari i KQZ-sė, z. Mazllum Baraliu njohės i mirė i rrethanave nė vendin tonė propozoi ndryshimin e formatit tė Grupit pėr Reformė Zgjedhore, si dhe zgjerimin e debatit lidhur me kėtė ēėshtje – tė cilat mė vonė nė formė tė amendamenteve do tė miratohen nga Kuvendi i Kosovės.


Konkluzion i pėrgjithshėm qė doli nga kjo punėtori paraqitet tė jetė formimi i njė Kodi Zgjedhor, i cili do tė pėrfshihet nė njė dokument tė vetėm dhe t’i iket praktikės sė hartimit tė disa ligjeve qė i rregullojnė kėto ēėshtje dhe tė cilat nė disa raste janė edhe kontradiktore njėra me tjetrėn. Po ashtu, pas vėrejtjeve tė Raportit tė Progresit 2010 – nga Komisioni Evropian, kėto ligje do tė duhej tė jenė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Duke i pasqyruar rekomandimet nga tė gjeturat e Demokracisė nė Veprim nga Zgjedhjet e fundit Parlamentare, reforma zgjedhore paraqitet tė jetė e domosdoshme pėr tė ndėrtuar njė sistem tė mirėfilltė zgjedhor.
Organizimi i kėsaj punėtorie u mundėsua duke iu falėnderuar mbėshtetjes sė The Balkan Trust for Democracy, Mbretėrisė Holandeze dhe Ambasadės Britaneze nė Prishtinė.