BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2018
MaEnPrShDi
    1  2  3  4
 5  6  7  8  9  10  11
 12  13  14  15  16  17  18
 19  20  21  22  23  24  25
 26  27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

15 prill 2011

Mėsimet e nxjerra nga Zgjedhjet Parlamentare 2010 & Nevojat pėr Reformė Zgjedhore



Prishtinė, 15 prill 2011 - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia nė Veprim” ka organizuar konferencė pas Zgjedhore, me temėn “Mėsimet e nxjerra nga Zgjedhjet Parlamentare 2010 & Nevojat pėr Reformė Zgjedhore”, ku ėshtė diskutuar pėr procesin zgjedhor nė tėrėsi dhe mėnyrat mė tė mira pėr njė reformim mė substancial dhe gjithėpėrfshirės zgjedhor. Me kėtė rast, “Demokracia nė Veprim” ka publikuar edhe tre raporte, atė tė monitorimit tė Zgjedhjeve Parlamentare 2010, tė kostos sė fushatės, si dhe analizėn pėr reformėn zgjedhore.

Nė panelin e parė, pjesėmarrėsit diskutuan pėr periudhėn parazgjedhore, vlerėsimin e procesit, shpenzimet e fushatės, dhe funksionimin e KQZ-sė dhe PZAP-sė. Fillimisht, udhėheqėsi i “Demokracisė nė Veprim, Ismet Kryeziu bėri njė rekapitullim tė procesit tė monitorimit dhe sfidave tė kėtij koalicioni nė procesin zgjedhor. Kryeziu potencoi nevojėn pėr fillimin e procesit tė reformave zgjedhore, duke mundėsuar edhe njė pjesėmarrje tė gjerė. Mė tej, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovės (KDI) organizatė qė udhėhoqi “Demokracinė nė Veprim”, paraqiti raportin e monitorimit tė Zgjedhjeve Parlamentare 2010, si dhe rekomandimet e dala nga ky raport.

Nė panelin e parė diskutuan kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka, kryetari i PZAP-sė, Shukri Sylejmani, deputeti i PDK-sė, Arsim Bajrami, deputeti i LDK-sė, Ismet Beqiri, si dhe ai i AAK-sė, Ardian Gjini.

Kryetarja Daka foli pėr punėn e kėtij institucioni. Ajo tha se nė krahasim me kushtet dhe rrethanat aktuale, KQZ ka kryer njė punė tė shkėlqyeshme.
Panelisti tjetėr, kryetari i PZAP-it, Shukri Sylejmani, e vlerėsoi raportin e Demokracisė nė Veprim. Sylejmani tha se PZAPka kryer tė gjitha ankesat nė afatin e caktuar, duke mos ndikuar nė vonesėn e certifikimit tė rezultateve.

“Gjithsej kanė qenė 456 ankesa, 77 pėr qind mė 12 dhjetor, 16 pėr qind mė 9 janar dhe 3 pėr qind mė 23 janar”, tha Sylejmani.

Deputeti i PDK-sė, Arsim Bajrami pėrmendi mėnyrėn elektronike tė votimit, si mėnyrė e mirė pėr tė shmangur parregullsitė.

Edhe deputeti i LDK-sė, Ismet Beqiri mbėshteti kėtė propozim. Por Beqiri vlerėsoi se zgjedhjet nė Kosovė nuk kanė qenė demokratike.

Ardian Gjini i AAK-sė, e vlerėsoi raportin e Demokracisė nė Veprim. Gjini mė tej ka folur pėr parregullsitė e shumta qė kanė pėrshkuar procesin zgjedhor.

Nė panelin e dytė ėshtė diskutuar pėr tė pėrmbajtjen e reformės zgjedhore. Panelistėt Adnan Merovci, ish-kryeshef i KQZ-sė dhe Alban Krasniqi nga Vetėvendosje, kanė folur pėr mėnyrat mė tė mira pėr reformė mė gjithėpėrfshirėse.

Ndėrkohė, nė panelin e tretė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe ambasadave tė huaja, Christian Klein, Zėvendės Udhėheqės i Misionit, Ambasada e Republikės Federale tė Gjermanisė, Norbert Rütsche, Sekretar i I-rė, & Kėshilltar pėr Ndėrtimin e Paqes Rajonale Ambasada e Zvicrės; Laura Nichols, drejtoreshė e NDI nė Kosovė dhe Leon Malazogu, kanė folur pėr rolin e shoqėrisė civile nė procesin zgjedhor.