BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2018
MaEnPrShDi
    1  2  3  4
 5  6  7  8  9  10  11
 12  13  14  15  16  17  18
 19  20  21  22  23  24  25
 26  27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

06 tetor 2011

Mitrovicasit shprehin opinionet rreth ndryshimeve tė Kushtetutės



Mitrovicė, 6 tetor 2011 - Demokracia nė Veprim nė bashkėpunim me Komisionin parlamentar pėr Amendamentimin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, organizoi debatin e tretė me radhė, i cili u mbajt nė Mitrovicė. Anėtarėt e kėtij komisioni Arsim Bajrami, Vjosa Osmani dhe Hydajet Hyseni u mirėpritėn nga kryetari i komunės Avni Kastrati.

Qytetarėt pasi qė u njoftuan rreth procesit tė deritanishėm tė amendamentimit tė Kushtetutės, u pėrfshinė pa ngurrim nė debat dhe ishin mjaft konkret nė paraqitjen e sugjerimeve tė tyre. Alternativa e hapur e cila mė sė shumti ngjalli debat, ishte ajo e betimit tė Presidentit tė ardhshėm. Komentet u fokusuan rreth tekstit dhe vendit tė betimit. Qytetarėt ofruan alternativa tė ndryshme rreth vendit tė betimit, disa propozuan qė betimi tė mbahet nė sheshin Skenderbeu nė Prishtinė, tė tjerėt qė ceremonia tė mbahet nė Prekaz, e disa ishin qė tė mbahej nė Kuvendin e Kosovės.

Sa i pėrket mundėsisė pėr tė pasur zėvendėspresident, u shprehėn mendime pro dhe kontra. Po ashtu, ēėshtja e dyshtetėsisė ndau mendimet e qytetarėve, disa mendonin qė duhet tė mbahet shtetėsia e dytė, e disa qė Presidenti i tyre i ardhshėm tė heqė dorė nga shtetėsia e dyfishtė.

Pėrveē kritereve pėr kandidim pėr President, tė pėrcaktuara nga Komisioni Kushtetues, qytetarėt ofruan edhe kritere shtesė, atė qė kandidati pėr kėtė post tė jetė i lindur nė Kosovė, si dhe tė jetė i pėrcaktuar me Kushtetutė kualifikimi universitar i tij apo saj.

#