BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

29 prill 2012

Komunikatė pėr media 10:00 h



Ferizaj, 29 prill 2012 - Demokracia nė Veprim ėshtė duke monitoruar procesin zgjedhor nė Ferizaj dhe nga monitoruesit tanė deri mė tani janė paraqitur tė dhėnat si nė vijim:

Aspketi teknik i mbarėvajtjes sė procesit tė votimit
25 qendrat e votimit nė Ferizaj kanė qenė tė gatshme pėr votim dhe janė hapur me kohė, pėrkatėsisht nė orėn 7:00. Edhe materialet senzitive kanė ardhur me kohė, gjė qė ka mundesuar fillimin e rregullt te procesit tė votimit. Nė tė gjitha kėto qendra, pjesėmarrja e komisionerėve dhe kėshillave tė votimit ka shkuar sipas planifikimit dhe procedurave ligjore, pėrpos dy rasteve, tė evidentuara nga vezhguesit tanė - nė qendrat 2504D dhe nė 2501D, ku disa komisionerė nuk kishin dokumentet akredituese.


Fillimi i rrjedhės sė votimit
Deri nė ora 9-tė, sic raportojnė vėzhguesit tanė, komisionerėt po zbatojnė tė gjitha procedurat e parapara rreth evidentimit dhe verifikimit tė dokumentave, tė procedurės sė shenjimit me sprej dhe kontrollit me llamba ultraviolente.

Deri mė tani, tė paktėn nė dy qendra, ėshtė raportuar se njė pjesė e votuesve kishte probleme dhe vėshtirėsi nė gjetjen e emrave tė tyre, duke iu bėrė ndėrrimi i vendvotimit, por pa njoftim tė mjaftueshem rreth asaj se ku duhet tė votojnė. Kjo ka ngjarė nė qendrat 2501Y dhe 2504D.


Kushtet dhe rrethanat pėr votim tė lirė
Sa i pėrket 25 qenrave tė votimeve, deri mė tani nuk ėshtė hasur nė prezencė tė personave tė paautorizuar, nuk janė vėrejtur presione dhe nuk janė evidentuar pritje tė gjata.

Vėzhguesit tanė, kanė hasur nė raste ku mungojnė listat e kandidatėve nė kabinat e votimeve (2501Y).
Nė qendrėn 2501X, nė kabinė ka munguar udhėzuesi pėr votim.
Gjithashtu, nė qendrėn 2501Y janė vėrejtur materiale propagandistike nė diametrin e ndaluar.

Gatishmėria e qytetarėve pėr pjesėmarrje nė votim
Sipas tė dhėnave tė Demokracisė nė Veprim, deri nė orėn 09:00, kanė votuar 2991 votues, apo mbi 3 pėr qind.

Demokracia nė Veprim i bėnė thirrje votuesve tė Ferizajt qė tė dalin nė zgjedhje.