BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

26 korrik 2013

DnV takohet me pėrfaqėsuesit e 15 OJQ-ve te rajonit te Prishtinės



Prishtinė, 25 korrik 2013 - Anėtarė tė bordit te koalicionit “Demokracia ne Veprim” u takuan sot me pėrfaqėsuesit e 15 OJQ-ve te rajonit te Prishtinės: Drenas, Fushė Kosove, Obiliq, Podujeve dhe Lipjan. Nė takim u diskutua rreth procesit tė vėzhgimit tė zgjedhjeve lokale tė 3 nėntorit dhe kontributin qė kėto OJQ dhe tė tjera mund tė japin nė kėtė proces. Tė gjitha OJQ-tė prezente shprehen gatishmėrinė pėr tė kontribuar nė vėzhgimin e zgjedhjeve.




Shqipe Pantina anėtare e bordit tė DnV theksoj domosdoshmėrinė qė tė punohet mė shumė nė edukimin e votuesve nė mėnyre qė kėto zgjedhje tė shkojnė sa mė mirė dhe tė parandalohen pėrpjekjet eventuale pėr manipulim tė zgjedhjeve. “Jo vetėm qė cdo votė ėshtė e shenjtė dhe qytetari duhet tė sigurohet se vota e tij shkon aty ku ai e ka synuar, por ne duhet tė bėjmė cfar ėshtė nė mandatin tonė qė ky proces tė shkoj mirė e tė mos pėrmendemi vetėm negativisht nė raportet ndėrkombėtare” theksoj ajo.
Nė takim pėrfaqėsuesit e OJQ-ve ndanė pėrvojat e tyre nga zgjedhjet e fundit duke ofruar edhe rekomandime se si mund tė pėrmirėsohet procesi. U theksua nevoja pėr vėzhgimin e procesit tė transportimit dhe pranim-dorėzimin e materiale zgjedhore nga KKZ nė QNR si dhe tė ketė vėzhgues edhe jashtė Qendrave tė Votimit ku ndodhin mė sė shumti presionet dhe shqetėsimet e votuesve nga militantėt partiak.
Ky takim u facilitua nga Qendra pėr Politika dhe Avokim dhe Shoqata Nėna Terezė.