BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

12 tetor 2013

DnV prezanton raportin e parė javor nga monitorimi i fushatės zgjedhore dhe mediave



Prishtinė, 12 tetor 2013. - Demokracia nė Veprim (DnV) mbajti sot konferencė pėr media pėr tė prezantuar raportin e parė monitorues nga java e parė e fushatės zgjedhore nė kuadėr tė Zgjedhjeve Lokale 2013.

Zgjedhjet lokale tė 3 Nėntorit 2013 mbahen nė pajtim me Kushtetutėn, Ligjin pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme, Ligjin pėr Zgjedhjet Lokale dhe Ligjit pėr Vetėqeverisje lokale. KQZ pėr kėto zgjedhje ka certifikuar 102 subjekte politike qė do tė garojnė nė tė gjitha qytetet e Republikės sė Kosovės. Organizimi i zgjedhjeve lokale nė gjithė territorin e Kosovės pėrfshirė kėtu edhe komunat veriore tė banuara me popullatė me shumicė serbe, ka shtuar vėmendjen e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe institucioneve qeveritare e jo qeveritare vendore pėr pjesėmarrje dhe gjithė-pėrfshirje tė tė gjithė qytetareve me tė drejtė vote nė zgjedhje.
“Subjektet politike kanė filluar fushatėn zgjedhore para datės zyrtare tė fillimit tė fushatės. Kjo ėshtė mundėsuar si pasojė e mungesės sė sanksioneve tė parapara, fakt nga i cili subjektet politike kanė pėrfituar. Qytetarėt nuk po arrijnė tė i njohin kandidatėt pėr kryetarė tė komunave sepse liderėt e subjekteve tė tyre politike po i lėnė ata nėn hije. Duket se kėta tė fundit po i masin forcat nė mes veti dhe po e testojnė pėrkrahjen potenciale tė publikut pėr zgjedhjet e ardhshme nacionale”, ka thėnė nė mes tjerash Ismet Kryeziu, udhėheqės i Koalicionit Demokracia nė Veprim.
Fushata po ndėrron formė, ku pėrveē tubimeve publike, subjektet politike gjithnjė e mė shumė po bėjnė fushatė ”Derė mė Derė” ku po realizohen takime tė drejtpėrdrejta me qytetarėt nė shtėpitė e tyre, janė evidentuar nė gjithė Kosovėn nga shumica e subjekteve politike. Sipas Kryeziut, vėzhguesit afatgjatė tė DnV-sė kanė vėzhguar nga afėr 217 takime publike tė subjekteve politike dhe vlerėsoi se nė kėto takime pjesėmarrja e qytetarėve ka arritur rreth 40.000 qytetarė apo rreth 2.35 % e trupit elektoral, bazuar nė trendėt e mėhershme kjo tregon njė inferioritet tė qytetarėve pėr tė pėrcjellė nga afėr fushatat zgjedhore. Pėr mė tepėr, subjektet politike po praktikojnė edhe qasje manipuluese duke i pėrdorur tė miturit nė fushata zgjedhore, madje duke ndikuar dhe shfrytėzuar autoritetin e drejtorėve dhe profesorėve nga shkollat e mesme. Nė takimet e subjekteve politike, evidente ėshtė pjesėmarrja e fėmijėve dhe nxėnėsve nė variacion nga 5 deri nė 20 % tė pjesėmarrėsve. As vendosja e materialeve propaganduese nėpėr objekte politike, e as grisja e posterėve nga militantėt e partive politike e kandidatėve rival, nuk mungojnė.

KQZ ėshtė duke mbajtur mbledhje shumė rrallė. Mos mbajtja e mbledhjeve tė shpeshta (qė normalisht ishte dashur tė mbahen nė periudhė zgjedhore) vėshtirėson informimin e publikut dhe e bėn punėn e KQZ jo transparente dhe jo-efikase. Sa i pėrket KKZ-ve, shumica e vėzhguesve afatgjatė tė Demokracisė nė Veprim kanė raportuar se as kėta mekanizma nuk mbajnė mbledhje tė rregullta dhe informacionet tek anėtarėt e KKZ-ve komunikohen pėrmes telefonit ose nė mbledhje jo-formale nėpėr kafe-bare tė ndryshme. Demokracia nė Veprim ėshtė e shqetėsuar me nivelin e trajnimeve qė do tė marrin anėtarėt e Kėshillave tė Vendvotimeve (KVV) kur dihet se ato janė hallka kryesore qė sigurojnė mbarėvajtjen e procesit zgjedhor gjatė ditės sė zgjedhjeve. Nė zgjedhjet e kaluara ėshtė dėshmuar qė trajnimet e anėtarėve tė KVV-e nuk kanė qenė kualitative, madje nė bazė tė bisedave nė terren njė numėr i konsiderueshėm i komisionerėve as nuk i kanė ndjekur kėto trajnime. Deri mė tani dihet qė janė mbajtur trajnimet pėr trajnerė pėr KVV, mirėpo nuk ka asnjė raport zyrtar nga KQZ se si kanė shkuar kėto trajnimet. DnV i bėnė thirrje KQZ-sė qė tė krijojė njė grup mbikėqyrės qė do tė mbikėqyrte nivelin e trajnimeve qė do tė marrin anėtarėt e KVV-ve nėpėr komuna.
Nė trupat menaxhues zgjedhor gruaja ėshtė e pėrfshirė vetėm simbolikisht. Kėtė e ka dėshmuar lista e publikuar nga KQZ me kryesuesit e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) tė pėrzgjedhur nga KQZ-ja, dhe anėtarėt e emėruar nga subjektet politike nė KKZ. Pėrqindja nė bazė gjinore qėndron 90% me 10% nė favor tė gjinisė mashkullore.

Sipas Kryeziut, fushata zgjedhore pėrgjithėsisht ėshtė zhvilluar e qetė dhe pa ndonjė incident kritik gjatė kėsaj jave. Megjithatė, ekspozimi i armėve nė tubime si mbrojtje pėr personat publik ėshtė vėrejtur se po shkakton iritim tek qytetarėt. Nga vėzhguesit e DnV-sė janė identifikuar 9 raste tė ekspozimit tė armėve nė tubimet partiake nga personat e qė shėrbejnė pėr mbrojtjen e afėrt pėr personat publik; 5 raste nė tubimet e PDK – sė, 2 raste nė tubimet e AAK –sė, dhe 2 raste nė tubimet e AKR –sė. Po ashtu ėshtė raportuar qė janė dėmtuar 2 makina tė kandidatėve pėr kryetar komune tė Junik-ut nga radhėt e LDK-sė z. Zenun Shala, dhe makina e zyrtarėve tė PDK-sė nė fshatin Damanek –komuna e Malishevės.

Tė dhėnat zyrtare tė siguruara nga PZAP, del se deri me datėn 10.10.2013, nga ana e subjekteve politike janė parashtruar 78 Ankesa. Gjithnjė sipas tė dhėnave zyrtare numrin ma tė madh tė ankesave e ka parashtruar LDK me gjithsejtė 28, e pasuar nga Lėvizja Vetėvendosje me 27, PDK me 19, Bashkimi Demokratik 1 dhe SLS 3. Subjekti ndaj tė cilit janė adresuar mė sė shumti ankesa ėshtė PDK me 37, e pasuar nga LDK me 17, AAK me 13, AKR, LVV 1 etj. Pėr nga natyra e ankesave, prinė 29 ankesat pėr vendosjen e posterave ne objekte publike, vendosja e 18 posterave ne shenja publike te trafikut, vendosja e 8 posterave mbi rrugė publike, dhe 5 ankesa pėr mbulim posterash.
Ndėrsa Petrit Zogaj, anėtar i bordit tė DnV-sė, ka thėnė se nė kuadėr tė monitorimit tė mediave tė katėr televizioneve kryesore nė vend RTK1, KTV, RTV 21, dhe Klan Kosova, DnV ka analizuar tė gjitha aktivitetet elektorale tė cilat janė transmetuar gjatė edicioneve qėndrore tė lajmeve, pėrkatėsisht kronikat zgjedhore, spotet publicitare me ose pa pagesė, si dhe disa nga emisionet me karakter elektoral. Nga spotet me pagesė nė hapėsirėn e ndarė reklamuese tė partive politike, LDK prin me 22 paraqitje, PDK me 15, dhe AKR me 13.
“DnV ka realizuar monitorim tė 7 gazetave tė pėrditshme pėr datėn 04 deri nė 10 tetor. Gazetet e pėrditshme tė monitoruara janė: Bota Sot, Epoka e Re, Koha Ditore, Kosova Sot, Lajm, Tribuna dhe Zėri. Nė tė gjitha gazetat janė shkruar 840 artikuj, ku PDK prin me 190, LDK me 168, AAK me 139, AKR me 100. Ndarja e kohės sė transmetimit nė kronika zgjedhore pėr partitė politike pėr sa i pėrket mesatares sė minutave nė ditė tregon qė PDK prin me 4.3 %, LDK me 3.7%, koalicioni AAK-LDD me 3.5%, VV me 2.9%, AKR me 2%, dhe partitė e tjera me 11.4%”, ka thėnė ndėr tė tjera Zogaj.