BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

03 nėntor 2013

Deklaratė preliminare lidhur me procesin e votimit nė Zgjedhjet Lokale tė 3 nėntorit 2013



Prishtinė, 3 nėntor 2013 Demokracia nė Veprim (DnV) ėshtė koalicion i organizatave joqeveritare i formuar nė vitin 2007. Objektivi kryesor i koalicionit tė OJQ-ve monitoruese “Demokracia nė Veprim” ėshtė sigurimi i njė procesi zgjedhor sipas standardeve universale pėr zgjedhje tė lira e tė drejta dhe tė barabarta dhe vėzhgim tė paanshėm tė procesit zgjedhor qė inspiron besim tek qytetarėt.

DnV me angazhimin e 1600 vėzhguesve ka monitoruar procesin e votimit nė Zgjedhjet Lokale tė 3 nėntorit 2013 nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės. Po ashtu, nė ditėn e votimit, DnV ka pasur Qendrėn e saj tė Thirrjeve dhe komunikimit me publikun me 130 vullnetarė tė angazhuar.

Sot, DnV lėshon pėr media deklaratėn preliminare pėr tė gjeturat dhe mbarėvajtjen e procesit tė votimit. Pėr mė shumė, DnV do tė vazhdojė tė pėrcjellė edhe procesin e balotazhit nė tė gjitha ato komuna ku do tė realizohet njė proces i tillė.

Dalja nė votime

Bazuar nė tė dhėnat e vėzhguesve tė DnV-sė, tė drejtėn pėr tė hedhur votėn e tyre nė kutitė e votimit nė tė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės e kanė shfrytėzuar 803.359 votues apo 48,83% nga gjithsej 1.779.357 sa ishin tė regjistruar nė listėn pėrfundimtare tė votuesve.

Administrimi teknik i procesit zgjedhor

Nga aspekti i organizimit teknik, KQZ ka siguruar qė materiali i domosdoshėm zgjedhor tė jetė i pranishėm nė tė gjitha vendvotimet nė kohėn e duhur, si dhe nė pėrgjithėsi nuk ėshtė shėnuar ndonjė rast ku ka pasur vėrejtje mbi kualitetin e kėtyre materialeve.


Gjetjet e pėrgjithshme nga dita e zgjedhjeve:

  1. Bazuar nė tė dhėnat e vėzhguesve tė DnV-sė, vlerėsimi i pėrgjithshėm ėshtė qė procesi zgjedhor nė ditėn e votimit pėr Zgjedhjet Lokale tė 3 nėntorit 2013, pėrkundėr disa parregullsive tė vogla, ka qenė njė proces zgjedhor i qetė, i rregullt dhe demokratik, me pėrjashtim tė veriut tė vendit.


  2. DnV e vlerėson si shqetėsuese mbarėvajtjen e procesit zgjedhor nė pjesėn veriore tė vendit, ku qytetarėt e asaj pjese nuk kanė mundur tė votojnė lirshėm. DnV po ashtu shprehė shqetėsim se institucionet pėrgjegjėse pėr siguri nė kėtė pjesė, nuk kanė arritur tė ofrojnė sigurinė e duhur pėr tė garantuar njė proces tė lirė dhe tė barabartė.


  3. DnV kėrkon nga KQZ dhe OSBE, qė sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur tė bėjė transparent rrjedhėn e ngjarjeve nė Mitrovicėn e Veriut, por edhe nė tri komunat tjera tė veriut (Leposaviq, Zvecan dhe Zubin Potok) ku votimi ėshtė pėrfunduar para kohe dhe ka njė paqartėsi se ēfarė ka ndodhur me kutitė e votimit dhe a kanė qenė nėn mbikėqyrjen e administrueseve tė zgjedhjeve.


  4. DnV e vlerėson pjekurinė civile tė qytetarėve tė Kosovės tė dėshmuan nė ditėn e zgjedhjeve duke dalė nė nivel tė kėnaqshėm nė votime pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese.


  5. DnV po ashtu e vlerėson maturinė e subjekteve politike tė cilėt e treguan gjatė ditės sė djeshme, si dhe qasjen profesionale tė mekanizmave shtetėrorė pėr parandalimin e abuzuesve tė procesit zgjedhor.


  6. Pėrkundėr vlerėsimit pozitiv tė procesit nė pėrgjithėsi, DnV vlerėson se edhe nė kėto zgjedhje janė evidentuar disa parregullsi qė pothuajse nė vazhdimėsi po i pėrcjellin proceset elektorale nė vendin tonė.


  • Gjatė vėzhgimit nga monitoruesit janė evidentuar raste tė prezencės sė personave tė paautorizuar tė cilėt kanė tentuar tė ndikojnė nė pėrcaktimin e qytetareve pėr tė votuar.

  • Votimi familjar edhe mė tutje mbetet shkelja mė e shpeshtė nė proceset zgjedhore nė Kosovė. Votimi familjarė apo prezenca e dy e mė shumė persona nė kabinėn e votimit kanė qenė raste tė shprehura nė shumė vendvotime. Janė evidentuar mbi 200 raste tė votimeve familjare.

  • DnV ka identifikuar njė numėr tė rasteve tė fenomenit tė “votės sė korruptuar" ku dyshohet se votuesit kanė bėrė fotografimin e votės.

  • Vėzhguesit e DnV-sė po ashtu kanė raportuar disa raste tė tentimit nga qytetarė tė papėrgjegjshėm pėr tė votuar dy herė, por vlen tė theksohet qė ka qenė reagimi i komisioneve tė cilat nuk kanė lejuar tė votohet mė shumė se njė herė.

  • Janė identifikuar shumė probleme me “Listat e votuesve” si rezultat i mos pastrimit tė tyre. Prania e personave tė vdekur nė lista si dhe ndėrrimi i vendvotimeve pėr votuesit kanė qenė raste tė shprehura nė disa komuna tė Kosovės.

  • Gjatė kėtij procesi gjithashtu janė evidentuar disa raste ku i njėjti person ka asistuar mė shumė se njė person.


DnV kėrkon nga qytetarėt, subjektet politike dhe mekanizmat shtetėrorė, qė tė dėshmojnė pjekuri, maturi dhe profesionalizėm edhe nė procesin e balotazhit dhe proceset tjera elektorale.