BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

26 maj 2014

Fushata nis para kohe – Resurset publike nė shėrbim tė saj


Sikurse nė zgjedhjet e mėhershme, koalicioni i organizatave jo-qeveritare, Demokracia nė Veprim (DnV), ėshtė duke vėzhguar procesin e pėrgatitjeve zgjedhore, pėrfshirė punėn e organeve menaxhuese tė zgjedhjeve dhe fushatėn e subjekteve politike. DnV ka angazhuar tanimė 60 vėzhgues afatgjatė tė cilėt janė duke pėrcjell parafushatėn e subjekteve politike garuese, punėn e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) si dhe janė angazhuar pėr rekrutimin e vėzhguesve qė do tė bėjnė monitorimin e ditės sė zgjedhjeve.

1. “Parafushata” e subjekteve politike

Demokracia nė Veprim (DnV) vlerėson se subjektet politike nuk janė duke respektuar Ligjin pėr Zgjedhje tė Pėrgjithshme dhe vendimin e KQZ-sė pėr kohėzgjatjen e fushatės zgjedhore. DnV konsideron se fillimi i aktiviteteve elektorale tė subjekteve politike para fillimit zyrtar tė fushatės elektorale, paraqet abuzim me paqartėsitė ligjore qė ka legjislacioni aktual zgjedhor, duke mos i saktėsuar masat ndėshkuese ndaj tė gjithė atyre subjekteve qė fillojnė aktivitete tė fushatės elektorale ende pa filluar zyrtarisht ajo.

DnV gjithashtu shprehė shqetėsimin e saj lidhur me shfrytėzimin e resurseve publike pėr qėllime elektorale. Njė praktikė e tillė po aplikohet me theks tė veēantė nga ana e subjekteve politike qė janė nė pushtet, edhe pse kjo ēėshtje ėshtė e ndaluar me Kodin e Mirėsjelljes pėr Subjektet Politike, ku nė nenin 5 tė tij thuhet se:

“Personi qė mban pozitė publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund tė pėrdorė atė zyrė ose ndonjė nga pasuritė e saj me qėllim tė pėrfitimit tė votave. Asnjė nga burimet e asnjė institucioni tė administratės publike, qoftė tė nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjė ndėrmarrjeje nė zotėrim ose tė kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund tė shfrytėzohen ose tė futen nė mbėshtetje tė ndonjė subjekti politik nė zgjedhje”.

Vėzhguesit e DnV-sė po ashtu kanė raportuar se nė disa qytete, punėtorėt e administratės publike gjegjėsisht shėrbyesit civil kanė ndėrprerė punėn me qėllim tė pjesėmarrjes sė tyre nė njė aktivitet elektoral tė caktuar. Njė veprim i tillė duhet tė ndėrpritet sepse bie ndesh me ligjet e aplikueshme nė vend.

2. Monitorimi i punės sė organeve qė menaxhojnė me procesin zgjedhor

2.1 KQZ-ja

DnV nė vazhdimėsi ka monitoruar punėn e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) dhe gjatė periudhave zgjedhore edhe punėn e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ). Monitoruesit e Demokracisė nė Veprim gjerė mė tani nuk hasur nė ndonjė parregullėsi apo shkelje ligjore sa i pėrket zbatimit tė planit operacional nga ana e KQZ-sė. Pėrderisa DnV ėshtė plotėsisht e pėrkushtuar qė paraja publike mos tė keqpėrdoret, ndėrprerja e informimit publik vetėm disa ditė para ditės sė zgjedhjeve nuk ėshtė nė dobi tė procesit zgjedhor. Mos tė harrojmė se nė zgjedhjet e kaluara ka pasur mbi 10% tė votave tė pavlefshme dhe kjo kryesisht ka ardhur si rezultat i mungesės sė informatave qė votuesit kanė pasur pėr atė se si tė votohet. Nė kėtė aspket, DnV kėrkon nga OSHP qė tė trajtojė kėtė rast me prioritet dhe tė gjendet njė zgjidhje pėr informimin e votuesve nė mėnyrė urgjente.

Vėzhguesit e DnV-sė po ashtu kanė vėrejtur qė nė dy mbledhjet e fundit tė KQZ-sė nuk ka qenė e pranishme Kryetarja e kėtij institucioni znj. Valdete Daka. Duke e pasur parasysh qė data e zgjedhjeve ėshtė shumė afėr dhe qė znj. Daka ėshtė i vetmi person apolitik nė pėrbėrjen e KQZ-sė, atėherė inkurajojmė znj. Daka qė tė jetė mė proaktive gjatė procesit tė zgjedhjeve dhe tė jetė e rregullt nė takimet e KQZ-sė. .

2.1 KKZ-tė

Pothuajse nė shumicėn e komunave tė Kosovės, Komisionet Komunale Zgjedhore nuk janė duke organizuar takime formale sipas obligimeve ligjore qė sjell Ligji pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme. Bazuar nė informatat e vėzhguesve tė DnV-sė, takimet e disa KKZ-ve mbahen spontanisht dhe nė ambiente jashtė institucionale. Mungesa e informatave pėr kohėn e takimeve, mungesa e procesverbaleve si dhe mungesa e kopjeve tė vendimeve tė marra, ka bėrė qė qytetarėt e Kosovės tė mos kenė informata lidhur me aktivitete nė organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve nga organet kompetente lokale si vartėse tė KQZ-sė.

2.2. Trajnimet e KVV-se

Duke pasur parasysh qė trajnimet e komisionerėve tė zgjedhjeve kanė qenė njė nga pikat e dobėta tė zgjedhjeve tė kaluara, DnV i bėnė thirrje Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė tė bėjė njė monitorim mė rigoroz nėpėr komuna dhe mos tė lejojė qė tė punojnė nė ditėn e zgjedhjeve ata komisionerė qė nuk i vijojnė trajnimet. Nė bazė njė raporti tė publikuar nga vetė KQZ, sė paku 4% nga totali i votave tė shpallura si tė pavlefshme nė zgjedhjet e kaluara kanė qėnė tė vlefshme. Nė kėtė aspekt njė pjesė tė pėrgjegjėsisė duhet tė marrin edhe vetė partitė politike qė nominojnė pėr komisionerė persona qė nuk kanė aftėsitė e duhura qė t’a kryejnė njė punė tė tillė.

3. Thirrje subjekteve politike dhe KQZ-sė

Me qėllim qė fushata zgjedhore tė zhvillohet nė atmosferė tė qetė dhe konkurruese, DnV ju bėn thirrje tė gjitha subjekteve politike qė t’i respektojnė tė gjitha aktet normative qė rregullojnė sjelljen e subjekteve politike gjatė fushatės zgjedhore.
DnV- gjithashtu i bėn thirrje KQZ-sė qė ti kushtojė rėndėsi tė veēantė procesit tė trajnimit tė komisionerėve, duke i ofruar atyre trajnime sa mė profesionale nė mėnyrė qė tė garantohet procesi zgjedhor nė ditėn e zgjedhjeve.

4. Pėrgatitjet e DnV-sė

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia nė Veprim, me qėllim tė vėzhgimit tė aktiviteteve tė “para-fushatės”, fushatės elektorale dhe pėrgatitjet pėr organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor nga ana e KQZ-sė dhe organeve tjera relevante, ka tė angazhuar 90 vėzhgues afatgjatė, nga tė cilėt 30 do tė jenė nga organizatat me nevoja tė veēanta. Gjatė ditės sė zgjedhjeve do tė jenė tė angazhuar tė angazhuar 2,800 vėzhgues, prej tyre 350 do tė jenė nga organizatat e personave me nevoja tė veēanta. Pėr herė tė parė Demokracia nė Veprim ka bėrė partneritet zyrtar me Handikos qė personat me aftėsi tė kufizuar tė jenė pjesė e monitorimit tė zgjedhjeve nė njė shkallė mė tė gjerė. Kėta vėzhgues do ta pėrcjellin fushatėn zgjedhore dhe rrjedhėn e votimit, ku theks tė veēantė do ta kenė mundėsitė qė institucionet pėr administrimin e zgjedhjeve u ofrojnė kėsaj kategorie pėr realizimin e tė drejtės demokratike pėr tė votuar.
DnV gjithashtu do ti ketė tė angazhuar rreth 130 vullnetarė nė qendrėn e thirrjeve dhe marrjes sė rezultatit.
Edhe nė kėtė proces elektoral Demokracia nė Veprim nė partneritet me Fondacionin SOROS, do tė ofrojė qytetarėve mundėsinė qė pėrmes SMS falas tė dėrgojnė mesazhe pėr parregullsitė qė hasin gjatė procesit zgjedhor nė numrin: 500 88.

Gjatė fushatės parazgjedhore DnV do tė dalė me konferenca pėr shtyp pėr tė cilat mediat do tė lajmėrohen me kohė.

Vėzhgimi i zgjedhjeve pėr Kuvend tė Kosovės mbėshtetet financiarisht nga USAID, Ambasada e Norvegjisė nė Kosovė dhe Fondacioni SOROS.