BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

29 prill 2012

Komunikatė pėr media 19:00 h



Ferizaj, 29 prill 2012, ora 19:00 - Demokracia nė Veprim ka monitoruar procesin zgjedhor pėr zgjedhjen e kryetarit tė Ferizajt gjatė gjithė ditės, me c’rast ka informuar opinionin me tėrė procesin.

Pėr befasinė tonė, pjesėmarrja e qytetarėve tė Ferizajt nė zgjedhjet e sotme deri nė ora 18:00 ishte vetėm 26%, apo 25. 523 votues.

Procesi zgjedhor deri nė ora 18:30 ishte pa incidente tė cilat cenojnė procesin, edhe pse pas orės 16:00 ėshtė vėrejtur njė shtim i tensionit dhe elektrizim i atmosferės zgjedhore gjithandej.


Aspekti teknik i mbarėvajtjes sė procesit tė votimit

Sipas monitoruesve tė Demokracisė nė Veprim, ėshtė raportuar se nė fshatin Nerodime, 2505D, ėshtė mbyllur vendvotimi nr. 01, pasi qė njė votues ka insistuar tė votojė edhe pse nė listėn e votuesve, ndodhej nėnshkrimi i saj, por qė llamba ultraviolente nuk ka treguar shenja tė sprejit. Me kėtė rast, ky vendvotim ėshtė mbyllur pėr 20 minuta.


Nė shkollėn “Tefik Canga” nė Ferizaj, vendvotimi 09R, 7 persona tentojnė tė votojnė me kusht pasi paraprakisht nuk kishin mundur ta gjejnė emrin nė listė. Kryesuesi i komisionit nuk i ka lejuar te votojne me kusht dhe tė njėjtit nuk e kanė liruar pėr njė kohė vendvotimin, deri kur ka nderyhyrė policia, me c’rast edhe janė krijuar radhė tė gjata tė votuesve, pikėrisht pėr shkak tė kėtij problem.

Rrjedha e votimit

Nė 25 qendra votuese respektivisht nė 80 % tė tyre, deri nė orėn 18:00 ėshtė raportuar pėr 211 raste tė votimeve familjare.
Sa i pėrket prezencės sė personave tė paautorizuar nėpėr qendra tė votimeve, janė raportuar gjithsej 44 raste.

Nė fshatin Softaj, qendra 2526D, ka prezencė mė tė madhe tė vėzhguesve tė njė subjekti politik nėpėr vendvotime.

Shkolla e mesme “Kuvendi i Arbėrit”, vendvotimi 02R, njė person ka tentuar tė votojė me dokument identifikimi tė vėllaut tė tij, por komisionerėt me qė e njohėn personin nė fjalė, nuk e lejuan tė votojė.


Nė shkollėn Tefik Canga, pasdite nuk ėshtė lejuar votimi me kusht.

Nė fshatin Pleshinė 2506D, ėshtė raportuar se njė person ka votuar me kartelė tė baknės, pasi sic raportohet komisionerėt e kanė njohur dhe ia kanė lejuar njė gjė tė tillė.

Kushtet dhe rrethanat pėr votim tė lirė

Fshati Koshare, 2515D, njė person ka votuar mė parė, por gjatė gjithė ditės ka qėndruar nė korridor, njėkohėsisht me emblem tė njė subjekti politik.

Nė shkollėn fillore Ahmet Hoxha, njė votues ka ardhur nė vendvotim me njė bluzė tė njė subjekti politik.

Ndėrkohė, nė shkollėn Pjetėr Bogdani, Ferizaj, njė person ka tentuar tė votojė dy herė, komisioneri nuk e ka lejuar, me c’rart ėshtė shkaktuar njė tollovi, rast i cili ėshtė shėnuar nė librin e ankesave.

#