BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

01 dhjetor 2013

Tri incidente dhe disa pa parregullsi nė procesin e votimit



Prishtinė, 1 dhjetor 2013 (14h) – Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia nė Veprim” po vazhdon tė monitorojė procesin zgjedhor nė raundin e dytė pėr zgjedhjet lokale pėr kryetar komunash nė tė gjitha ato komuna ku po organizohet procesi i balotazhit. Nga vėzhguesit e Demokracisė nė Veprim, deri nė orėn 12 janė paraqitur kėto tė dhėna:

Sipas vėzhguesve tė DnV-sė, deri nė orėn 12 dalja e qytetarėve nė votime ėshtė rreth
13 %.


Incidentet e raportuara

  • Mitrovicė - Nė qendrėn 1116b/01 tek Tuneli i parė, dy koordinator (shpėrndarės sė ushqimit) tė PDK-sė dhe AKR-sė, janė pėrleshur fizikisht brenda vendvotimit. Policia i ka arrestuar kėta person dhe ka ftuar prokurorin pėr tė proceduar mė tutje;

  • Gjakovė - Nė shkollėn “Yll Morina”, qendra 0202x /07, Menaxheri i qendrės sė votimit ka votuar pa dokument identifikimi pėrkatės dhe pas reagimit tė vėzhguesve procesi i votimit ėshtė ndėrprerė pėr rreth 20 minuta. Pas intervenimit tė organeve ndjekėse (policisė dhe prokurorisė), ėshtė hapur vendvotimin dhe ka vazhduar procesi i votimit;

  • Ferizaj - Nė fshatin Varosh, dyshohet qė njė automjet civil ka poseduar brenda tij njė kuti votimi. Njė dėshmitar e ka pyetur ngasėsin e veturės se pse e posedon kėtė kuti, ndėrkohė ka marrė njė pėrgjigje se bėhet fjalė pėr njė tė tillė tė dėmtuar dhe se do tė zėvendėsohet nė njė vend. Vėzhguesit e DnV-sė kanė pyetur edhe KKZ-nė nėse ka ndonjė problem me kuti votimi, por tė cilėt kanė mohuar njė gjė tė tillė.



Parregullsitė tjera tė identifikuara:

  • Prishtinė, Nė shkollėn “Asim Vokshi”, qendra 1921x/02, llampa nuk ka punuar dhe pėr disa minuta ėshtė ndėrprerė votimi, ndėrsa pas njė kohe ka rifilluar votimi.

  • Prishtinė, Nė shkollėn “Hasan Prishtina” nė 1909e/08d, njė person gjatė votimit tek emri i tij nė listėn e votuesve ka gjetur nėnshkrimin e njė personi tjetėr.

  • Gjakovė - (Babaj i Bokės) nė qendrėn 0228c/01r, ėshtė raportuar se njė person ka tentuar pėr tė votuar me dokument identifikimi tė vajzės sė tij;

  • Gjilan – Nė shkollėn “Skėnderbeu”, 0423d/01R, gjatė orės 10 nė afėrsi tė qendrės sė votimit njė person ka vendosur material propagandues tė subjekteve politike, pėrkatėsisht posterin e njėrit nga kandidatėt qė ėshtė nė garė zgjedhore.

  • Mitrovicė e Veriut – Nė shkollėn Teknike janė raportuar disa raste tė parregullsive si:
    • Tentim pėr tė votuar mė shumė se njėherė,
    • Tentim pėr tė votuar me dokumente identifikimi false;

    • Rastet tė kur njė person asiston mė shumė se njė herė

      • Deri nė kėtė periudhė raportuese janė raportuar 30 raste nė gjithė vendin (Ferizaj, Gjakovė, Gjilan, Pejė dhe Prishtinė).


      Votime familjare


      • Vėzhguesit e DnV-sė nga tereni kanė raportuar njė numėr tė madh tė rasteve tė votimeve familjare, nė tė gjitha qendrat e votimit.


      DnV i bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė dalin nė zgjedhje pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese.