BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

13 shkurt 2014

Nuk ka zgjedhje tė lira, pa qėllime tė mira


Prishtinė, 13 shkurt 2014 - Koalicioni i OJQ-ve Demokracia nė Veprim (DnV), ka organizuar njė tryezė tė rrumbullakėt ku ka prezantuar raportin e vėzhgimit tė zgjedhjeve lokale 2013 me titull “Nuk ka zgjedhje tė lira pa qėllime tė mira”. Nė tryezė kanė marrė pjesė Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė Ian Cliff, Ambasadori i Norvegjisė Jan Braathu, pėrfaqėsues tė subjekteve politike parlamentare, pėrfaqėsues tė KQZ-sė si dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe medieve.

Ismet Kryeziu udhėheqės i koalicionit tė OJQ-ve Demokracia ne Veprim, ka vlerėsuar se administrimi i zgjedhjeve lokale 2013, ka qenė shumė mė i mirė se sa zgjedhjet e kaluara. Megjithatė ai pėrmendi disa nga parregullsi tė cilat e kanė pėrcjellur edhe procesin e fundit elektoral si listat e pa pastruara tė votuesve, numri i madh i votave tė pa vlefshme dhe rastet e shpeshta tė votimit familjar.
Gjithashtu edhe ambasadorėt Cliff dhe Braathu e vlerėsuan mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė fundit lokale, si dhe rėndėsinė e monitorimit tė proceseve elektorale nga shoqėria civile nė kėtė rast rolin monitorues tė koalicionit tė OJQ-ve Demokracia nė Veprim.
Sipas Arsim Bajramit deputet nga radhėt PDK-sė, me qėllim qė ta mėnjanojmė abuzimin me votat e qytetarėve, subjektet politike duhet te punojnė nė vetėdijesimin politik sidomos tek militantėt e tyre, qė ata mos tė ndėrmarrin veprime qė e dėmtojnė procesin zgjedhor. Sa i pėrket reformės zgjedhore ai u shpreh se “asnjė subjekt nuk ka propozuar njė reformė tė mirėfilltė, megjithatė nuk duhet te shkohet ne zgjedhje pa u riparuar ligji aktual” .
Edhe deputeti Ismet Beqiri e vlerėsoj mbarėvajtjen e zgjedhjeve lokale tė vitit 2013, si dhe shprehu vullnetin e subjektit tė tij LDK-sė pėr reformėn e ligjit zgjedhor, por sipas tij ngecja e reformės nuk duhet tė mbaj peng organizimin e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare.
Visar Ymeri deputet nga radhėt e Lėvizjes Vetėvendosje tha se zgjedhjet nacionale dallojnė nga ato lokale dhe kur flasim pėr reformėn zgjedhore pėr ēfarėdo ndėrhyrje duhet analizuar mirė dobia e saj.
Nga ana tjetėr deputeti Burim Ramadani foli pėr hapat qė duhen tė ndėrmerren nga ana subjekteve politike pėr tė shkuar drejt zgjedhjeve parlamentare. Ai tha se duhet tė vendoset njė kalendar kohor pėr organizimin e zgjedhjeve, duhen pėrpjekje tė fuqishme pėr pastrimin e listave tė votuesve si dhe sigurimin e prezencės sė vėzhguesve ndėrkombėtarė.
Nė kėtė tryezė debatuan edhe pėrfaqėsues tė organizatave tė shoqėrisė civile, tė cilėt vlerėsuan edhe rolin e gruas nė procesin e fundit zgjedhor, duke ju referuar zgjedhjes sė zj. Mimoza Kusari-Lila kryetare e Gjakovės. Igballe Rogova pėrfaqėsuese e rrjetit te grave, tha se mė nė fund po shohim njė demokraci qė po vjen nė Kosovė.
Nė kėtė tryezė nga tė pranishmit tjerė u adresuan edhe njė sėrė ēėshtjet tjera qė lidhen me procesin zgjedhor siē janė: edukimi i votuesve, fushata elektorale, procesi i numėrimit dhe i publikimit tė rezultateve etj.



[ Shkarkoni raportin final kėtu ]