BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

02 qershor 2014

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 Komunikatė pėr media



Objektivi kryesor i koalicionit tė OJQ-ve monitoruese “Demokracia nė Veprim” ėshtė sigurimi i njė procesi zgjedhor sipas standardeve universale pėr zgjedhje tė lira, tė drejta dhe tė barabarta, si dhe vėzhgim tė paanshėm tė procesit zgjedhor qė inspiron besim tek qytetarėt. Koalicioni Demokracia nė Veprim ėshtė duke vėzhguar fushatėn zgjedhore nė Zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 8 qershori 2014. Demokracia nė Veprim lėshon pėr media deklaratėn e dytė pėr tė gjeturat dhe mbarėvajtjen e fushatės zgjedhore nė gjithė Kosovėn.

Gjetjet preliminare:
  • DnV e vlerėson mbarėvajtjen e gjertanishme tė fushatės elektorale si tė qetė dhe pa ndonjė incident tė shėnuar;

  • PZAP anulon vendimin e KQZ-sė pėr ndalimin e publikimit tė posterave promovues tė madhėsisė B2;

  • Propozimi pėr rinumėrimin e tė gjitha votave nė Qendrėn e Numėrimit dhe Rezultateve, pa bazė ligjore;

  • Bojkoti i subjekteve politike qė pėrfaqėsojnė komunitetin serb tė Kosovės nė veri tė vendit, dėmton interesat e qytetarėve tė kėsaj pjese tė Kosovės;

  • Pjesėmarrje tejet e ulėt e grave nė tubime elektorale. Nė 89 tubime publike, pjesėmarrja e tyre nėn 5%;

  • Zyrtarėt e institucioneve publike po pėrdorin burime shtetėrore nė aktivitetet elektorale tė partive politike;

  • DnV ju bėn thirrje tė gjitha subjekteve politike qė tė vazhdojnė me maturi aktivitetet e tyre elektorale, duke prezantuar vlera dhe programe konkurruese;


1. DnV e vlerėson mbarėvajtjen e fushatės elektorale si tė qetė, dhe pa ndonjė incident tė shėnuar;


Demokracia nė Veprim, bazuar nė tė dhėnat e monitoruesve tė kėtij koalicioni tė cilėt kanė monitoruar rreth 208 tubime publike tė subjekteve politike, vlerėson se fushata elektorale pėr zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 8 qershori 2014, po zhvillohet e qetė, civile dhe pa ndonjė incident tė shėnuar.

2. PZAP anulon vendimin e KQZ-sė pėr ndalimin e publikimit tė posterave promovues tė madhėsisė B2;
Demokracia nė Veprim e vlerėson si tė drejtė vendimin e PZAP-sė, pėr anulimin e vendimit tė KQZ-sė pėr ndalimin e publikimit tė posterave promovues tė madhėsisė B2. Pavarėsisht qėllimit konstruktiv qė KQZ pretendonte tė arrinte me kėtė vendim, DnV vlerėson se ky institucion nuk ėshtė organ ligjdhėnės dhe nuk ka tė drejtė tė nxjerrė akte tė cilat bien nė kundėrshtim me Ligjin bazik – Ligjin pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme.

3. Propozimi pėr ri-numėrimin e tė gjitha votave nė Qendrėn e Numėrimit dhe Rezultateve, pa bazė ligjore;

DnV- po ashtu shprehė shqetėsimin e saj lidhur me propozimin e disa anėtarėve tė KQZ-sė, pėr nxjerrjen e njė vendimi pėr ri-numėrimin e tė gjitha votave nė Qendrėn e Numėrimit dhe Rezultateve (QNR). DnV vlerėson se miratimi eventual i kėsaj nisme, gjithashtu bie ndesh me Ligjin pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme, i cili ka pėrcaktuar qartė se nė cilat raste QNR mund tė bėj ri-numėrimin e votave.

Nė nenin 74 pika 10 e Ligjit pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme ėshtė pėrcaktuar se “KVV-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr sigurimin e integritetit, sigurisė dhe tė qetėsisė nė procesin e votimit dhe numėrimit nė Vendvotim nėn mbikėqyrjen e drejtpėrdrejtė nė Vendvotim nga KKZ-ja”. Pra ky nen ka pėrcaktuar kompetencėn e KVV-ve pėr numėrimin e votave.

Ndėrkaq Neni 106.2 i po kėtij ligji thotė se: “Para certifikimit tė rezultatit tė zgjedhjeve, KQZ-ja mund tė urdhėrojė rinumėrimin e votave nė cilindo vendvotim, qendėr tė numėrimit ose edhe pėrsėritjen e votimit nė njė qendėr votimi apo nė njė komunė”. Interpretimi i kėsaj dispozite nxjerrė konkluzionin se KQZ mund tė marr vendim pėr rinumėrimin e votave nė cilindo vendvotim apo qendėr tė votimit vetėm pasi tė ketė pėrfunduar procesi i votimit, dhe nė asnjė rast nė fazat paraprake.


4. Bojkoti i subjekteve politike qė pėrfaqėsojnė komunitetin serb tė Kosovės nė veri tė vendit, dėmton interesat e qytetarėve tė kėsaj pjese tė Kosovės;

Paralajmėrimi i krerėve tė katėr komunave tė pjesės veriore tė Kosovės se do tė heqin dorė nga aktivitetet e lidhura me zgjedhjet e 8 qershorit, pėrderisa Komisioni i Zgjedhjeve nė Kosovė tė plotėsonte kėrkesat e tyre si heqja e simboleve tė Kosovės nga fletėvotimet dhe qė pėrfaqėsuesit serbė tė bėhen pjesė e kėshillave tė vendvotimeve nė pjesėn jugore tė Kosovės, dėmton interesat e qytetarėve tė kėsaj pjese tė Kosovės.

Sipas tė dhėnave tė vėzhguesve tė DnV-sė, nė pjesėn veriore tė vendit Komisionet Komunale Zgjedhore kanė ngrirė aktivitetin e tyre. Jozyrtarisht mėsojmė qė sot pritet tė takohet Komisioni Komunal Zgjedhor nė Mitrovicėn e Veriut dhe tė diskutohet lidhur me kėtė ēėshtje.
Nga ana tjetėr nė pjesėn jugore tė vendit nė komunat me shumicė serbe, Komisionet Komunale Zgjedhore janė nė vazhdėn e mbajtjes sė aktiviteteve tė trajnimit tė anėtarėve tė KVV-ve. Partitė politike kanė hapur shtabet zgjedhore dhe ato janė funksionale si nė Graēanicė, Partesh dhe Kllokot.

5. Pjesėmarrje tejet e ulėt e grave nė tubime elektorale. Nė 89 tubime publike, pjesėmarrja e tyre nėn 5%;

Pjesėmarrja e grave nė fushata elektorale tė subjekteve politike, po vazhdon tė jetė jashtėzakonisht e vogėl. Nga 208 aktivitetet e monitoruara nga vėzhguesit e DnV-sė, nė 89 prej tyre apo nė 41%, pjesėmarrja e grave ka qenė nėn nivelin e 5%.



6. Zyrtarėt e institucioneve publike po pėrdorin burime shtetėrore nė aktivitetet elektorale tė partive politike;

Shfrytėzimi i resurseve publike pėr qėllime elektorale, pėrkundėr qė ėshtė veprim i ndaluar me Kodin e Mirėsjelljes sė Subjekteve Politike, vazhdon nga subjektet politike.

Neni 5 i Kodit tė Mirėsjelljes

“Personi qė mban pozitė publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund tė pėrdorė atė zyrė ose ndonjė nga pasuritė e saj me qėllim tė pėrfitimit tė votave. Asnjė nga burimet e asnjė institucioni tė administratės publike, qoftė tė nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjė ndėrmarrjeje nė zotėrim ose tė kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund tė shfrytėzohen ose tė futen nė mbėshtetje tė ndonjė subjekti politik nė zgjedhje”.

Deri mė tani vėzhguesit e DnV-sė kanė raportuar 41 raste tė pėrdorimit tė resurseve publike pėr qėllime elektorale. Veturat zyrtare janė hasur gjatė aktiviteteve parazgjedhore kryesisht nga subjektet politike nė pushtet. Nga 41 rastet e raportuara 15 prej tyre janė pėrdorur nga PDK apo 36.5% tė rasteve, nė 9 raste nga AKR, 7 nga LDK si dhe 6 nga AAK.

Gjithashtu jo vetėm nga monitoruesit por vėrejtje tė shumta janė paraqitur dhe nga subjektet politike, kryesisht opozitare nė lidhje me shfrytėzimin e punėtorėve tė administratės sė komunės, mjekėve si dhe tė arsimtarėve nė aktivitetet elektorale.

Janė raportuar dy raste ku pėr shkak tė fushatės ėshtė ndėrprerė puna e spitaleve, nė Mitrovicė dhe Gjakovė. Nė Mitrovicė pėr shkak tė aktiviteteve elektorale tė kryetarit tė PDK-sė Hashim Thaēi nė kėtė qytet, udhėheqėsit e spitalit kanė urdhėruar mbylljen e tij. Kurse nė Gjakovė gjatė vizitės qė Thaēi i ka bėrė spitalit, ėshtė ndėrprerė puna e kėtij institucioni.

7. OJQ-tė dhe Media nė fushatėn zgjedhore

Edhe nė kėtė fushatė elektorale janė evidentuar disa raste kur mediet janė penguar pėr ushtrimin e veprimtarisė sė tyre. Raste tė tilla janė evidentuar nė 3 raste, 1 nė tubimin e PDK-sė nė Gjakovė (Hotel President me 29/05/ 2014), 1 nė tubimin e LVV-sė nė Gjakovė (Restaurant IceBerg 29/05/2014) dhe 1 nė tubimin e SLS (Leposavic 28/05/2014).
Gjithashtu problem pėr mediat dhe OJQ-tė monitoruese ka paraqitur mos lajmėrimi i aktiviteteve tė subjekteve politike nė KKZ. Mediet dhe shoqėria civile nė shumė raste kanė qenė konfuz rreth agjendave tė partive, pasi ato edhe nė ato raste kur lajmėroheshin nė KKZ nuk pėrputheshin me aktivitetet e paralajmėruara.