BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

27 shkurt 2015

Personat me aftėsi tė kufizuar me qasje tė limituar nė proceset zgjedhore



Prishtinė 27 shkurt 2015 Demokracia nė Veprim, nė bashkėpunim me Handikos kanė organizuar sot njė tryezė diskutimi me titull “Procese elektorale tė qasshme pėr tė gjithė”. Qėllimi i kėsaj tryeze ka qenė qė tė trajtohen mundėsitė dhe veprimet e mėtutjeshme institucionale tė cilat do tė ndikojnė nė rritjen e pjesėmarrjes sė personave me aftėsi tė kufizuar nė proceset elektorale nė pėrgjithėsi. Aktualisht nė Kosovė personat me aftėsi tė kufizuar kanė qasje tė limituar nė procese elektorale, duke filluar nga dita e votimit, ku u mungon qasja fizike, qasja nė informata e deri tek pjesėmarrja aktive nė trupat e menaxhimit tė zgjedhjeve.

Sarah Buchanan Drejtoreshė e Programit pėr Demokratizim dhe Qeverisje nė USAID Kosovė, ka thėnė se Kosova ėshtė vendi i parė ku personat me aftėsi tė kufizuar janė mobilizuar pėr tė monitoruar proceset zgjedhore. Ajo po ashtu ka vlerėsuar punėn e grupit punues pėr qasje elektorale dhe rėndėsinė e angazhimit qė personat me aftėsi tė kufizuar qė tė sigurojnė qasje tė plotė nė proceset zgjedhore, duke u angazhuar edhe nė menaxhimin dhe mbarėvajtjen e zgjedhjeve.



Florian Dushi, anėtarė i Komisionit Qendrorė tė Zgjedhjeve dhe bashkė-kryesues i grupit punues pėr qasje elektorale, ka folur pėr rėndėsinė e rritjes sė pėrpjekjeve tė KQZ-sė, pėr tė siguruar pėrfshirje mė tė madhe tė personave me aftėsi tė kufizuar nė zgjedhje. Ai po ashtu ka thėnė se KQZ-ja tani ka njė bashkėpunim tė mirė me shoqatat, por do tė angazhohet dhe mė tutje nė mėnyrė qė tė rritet sa mė tepėr qasja nė objektet e votimeve, pėr ēka janė adoptuar edhe materialet e nevojshme pėr kategori tė caktuara tė personave me aftėsi tė kufizuar. Mirėpo Dushi ka thėnė se pėr kėtė ēėshtje duhet njė mobilizim dhe veprim mė i madh i tė gjitha institucioneve pasi qė vetėm KQZ-ja si e vetme nuk mund tė bėjė shumė zgjidhje.

Afrim Maliqi Drejtor i Handikos ka deklaruar se nė Kosovė ėshtė duke u rritur vetėdija e institucioneve dhe qytetarėve pėr rėndėsinė e pjesėmarrjes sė personave me aftėsi tė kufizuar nė jetėn publike. Ai ka kėrkuar qė tė bėhet edhe mė shumė angazhim nga institucionet pėr tė hartuar bazėn e plotė ligjore, pasi qė sipas Maliqit, aktualisht ligjet nuk janė tė plotėsuara pėr kėtė kategori tė personave. Ai ka thėnė se pėr tė pasur pjesėmarrje tė personave me aftėsi tė kufizuar nė zgjedhje, nuk mjaftojnė shkollat dhe vendvotimet e qasshme, pasi qė duhet tė merren masa nė transportin publik dhe njė varg ēėshtjesh tė tjera tė cilat pengojnė kėta persona.

Edhe pjesėmarrėsit e tjerė nė kėtė takim kanė vlerėsuar rėndėsinė qė personat me aftėsi tė kufizuar tė kenė qasje nė zgjedhje, duke filluar nga qasja fizike e deri tek angazhimi i kėtyre personave pėr tė garuar nė zgjedhje dhe pėr t’u pėrfaqėsuar nė institucionet qendrore dhe lokale. Rukije Gashi nga shoqata e tė shurdhėve, ka thėnė se sa i pėrket personave tė shurdhėr, nė Kosovė ėshtė bėrė shumė nė vitet e fundit, pasi qė institucionit kanė marr njė varg tė masave qė kėta persona tė realizojnė tė drejtat e tyre elektorale dhe tė jenė tė informuar nė televizionin publik. Behgjet Shala nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut, ka kėrkuar qė Kuvendi i Kosovės tė mbajė seanca informuese ku do tė ftoheshin edhe personat me aftėsi tė kufizuar, pėr tė diskutuar lidhur me problemet qė ata kanė. Ai po ashtu ka thėnė se personat me aftėsi tė kufizuar tė cilėt janė tė paraburgosur apo nė institucione korrektuese, duhet po ashtu tė kihen parasysh, pasi qė njė numri tė madh i mohohet e drejta pėr tė votuar, e drejtė kjo e cila ėshtė e garantuar me Kushtetutė. Ai po ashtu ka kėrkuar qė KQZ-ja tė bėjė hartėn e vendvotimeve tė qasshme nė Kosovė.

Kjo tryezė diskutimi ėshtė pėrkrahur nga USAID pėrmes IFES.