BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

03 dhjetor 2016

Demokracia nė Veprim paraqet raportin pėr fushatėn zgjedhore nė Drenas, njofton pėr pėrgatitjet pėr vėzhgim

Prishtinė – 3 dhjetor 2016

Koalicioni i organizatave vendore pėr vėzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia nė Veprim” (DnV), e pėrbėrė nga 10 organizata anėtare dhe 38 organizata tė tjera partnere, ka pėrfunduar tė gjitha pėrgatitjet pėr vėzhgimin e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme pėr Kryetar tė Komunės sė Drenasit. DnV do tė jetė koalicioni mė i madh vendor pėr vėzhgimin e zgjedhjeve nė Drenas, me 99 vėzhgues tė akredituar, 4 ekipe lėvizėse nė teren, 8 vullnetarė nė qendrėn e thirrjeve dhe staf mbėshtetės tė cilėt do tė pėrkujdesen pėr vėzhgimin e procesit zgjedhor.

Qė nga hapja e fushatės zgjedhore, DnV ka pėrcjellė tubimet e kandidatėve, takimet me grupet e interesit dhe vizitat e tyre nė shtėpi private. DnV ka takuar tė gjithė kandidatėt qė janė nė garė pėr t’u informuar me ecurinė e fushatės, si dhe ka zhvilluar takime me zyrtarė tė KQZ-sė dhe KKZ-sė pėr tė njohur mė afėr me pėrgatitjet lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Pėrkundėr afateve zyrtare qė KQZ ka pėrcaktuar pėr fillimin e fushatės, kandidatėt kishin flluar tė bėjnė fushatė shumė mė herėt dhe kjo pėr shkak qė korniza ligjore nuk pėrcakton sanksione. Rrjedhimisht rregullimi i sanksioneve duhet medoemos tė adresohet nė reformėn zgjedhore.
DnV vlerėson se fushata zgjedhore ka qenė e qetė dhe nuk janė shėnuar incidente serioze tė cilat do tė mund tė dėmtonin mbarėvajtjen e saj, ndonėse ka pasur parregullėsi tė cilat janė identifikuar nga ekipet tona nė terren, e qė pėrfshijnė:
Pėrdorimin e fėmijėve nė fushatė zgjedhore, madje nė raste tė caktuara edhe nė mėnyrė tė organizuar;
Shfrytėzimin e veturave zyrtare pėr qėllime partiake dhe prani tė shėrbyesve civile nė tubime;
Vendosjen e materialeve propaganduese tė kandidatėve nė shenja tė komunikacionit, shtylla elektrike, hapėsira publike tė cilat nuk janė tė destinuara pėr kėtė qėllim;
Nė raste tė caktuara gjuha e pėrdorur ka qenė ofenduese pėr kundėr kandidatėt;
Si rezultat i kėtyre shkeljeve tė rregullave tė fushatės zgjedhore, DnV ka dorėzuar dy ankesat e para nė Panelin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj dy subjekteve tė ndryshme politike. Edhe gjatė ditės sė zgjedhjeve fokusi jonė do tė jetė nė mbledhjen e fakteve nė rast tė keqpėrdorimeve dhe dorėzimin e tyre para organeve pėrgjegjėse.

Vlerėsojmė si pozitive angazhimin e KQZ-sė pėr organizmin e zgjedhjeve, me pėrjashtim tė rastit tė largimi nga fletėvotimi tė dy kandidatėve tė certifikuar, vendim i cili u anulua nga PZAP. Policia ka qenė e pranishme nė tubimet publike dhe ka kryer me profesionalizėm punėn e saj. Ėshtė e mirėseardhur pėrfshirja e Prokurorėve nė ditėn e zgjedhjeve, pėrfshirje kjo e treguar e efektshme nė zgjedhjet e kaluara. Nga kandidatėt kėrkojmė qė tė ju pėrmbahen rregullave tė garės, kurse nga qytetarėt qė tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar nė ditėn e zgjedhjeve.