BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

04 dhjetor 2016

Komunikata e dytë për Media

Prishtinë, 4 Dhjetor 2016
Ora 13:00

DnV: Dalje e ulët në votime, raportohet për parregullësi



Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor në territorin e Komunës së Drenasit. Dalja e votuesve deri në orën 12:00 është 6,956 votues (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje 13.23%.
Parregullësia më e shpeshtë që po shoqëron shumicën e vendvotimeve është votimi familjar, kur më shumë së një person voton prapa kabinës së votimit. Kjo dukuri është identifikuar në 68 raste. Vetëm në Negrovc ka ndodhur 12 raste te votimit familjar.
Në ora 12:40 në vendvotimin e dyfishtë 0305E/02D në Gradicë, shkolla “Mehmet Gradica”, tre komisionerë paralajmërojnë mbylljen e vendvotimit për shkak të vështirësve me menaxhim të procesit për shkak të fluksit të madh të votuesve.
Në vendvotimin 0319E/02D, në Zabel të Ulët, shkolla “Arif Shala”, një person është lejuar të votojë përkundër që i ishte identifikuar ngjyra në gishtërinj.
Janë raportuar së paku 86 raste me vështirësi të votuesve për t’a gjetur emrin e tyre në listën e votuesve.
Fotografimi i votës, ndonëse i ndaluar me ligj është dukuri e përsëritur edhe në këto zgjedhje. Së paku në 6 vendvotime/raste është vërejtur fotografimi i votës.
Në vendvotimin 0322E/01R, në Qikatovë të Vjetër, shkolla “Dëshmorët e Drenicës“, vëzhguesit e PDK-së bëjnë presion mbi vëzhguesin e DnV-së që të mos qëndrojë gjatë tërë kohës në vendvotim.
Në 5 raste të tjera i njëjti person ka asistuar më shumë se një herë votuesit për të votuar me asistencë.
DnV do të vazhdojë të raportojë për të rejat tjera në kohë reale.