BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

02 qershor 2017

Partitė politike nuk i deklarojnė shpenzimet e fushatės sė 2017-ės

Koalicioni i OJQ-ve pėr vėzhgimin e zgjedhjeve Demokracia nė Veprim (DnV), ka mbajtur sot konferencėn e parė pėr shtyp mbi fushatėn zgjedhore.
Gjatė kėsaj konference u bėnė tė ditura gjetjet e njė hulumtimi mbi shpenzimet e partive politike pėr fushatėn qė po zhvillohet pėr kėto zgjedhje tė realizuar nga KDI nė bashkėpunim me Transparency International nga Republika Ēeke si dhe mbarėvajtja e fushatės zgjedhore deri mė tani.

Sa i pėrket hulumtimit David Ondracka, nga Transparency International nga Republika Ēeke, bėri tė ditur se si ėshtė realizuar duke u dėrguar subjekteve politike njė pyetėsor me tetė pyetje mbi shpenzimet e fushatave paraeletorale. KDI ka kontaktuar me 39 subjekte politike individuale, qė nė shumė raste kanė qenė pjesė e koalicioneve paraelektorale.

“Niveli i pėrgjegjėsisė sė subjekteve ėshtė mjaft i ulėt, ku vetėm gjashtė nga 39 subjekte i janė pėrgjigjur pozitivisht thirrjes pėr tė ofruar tė dhėna mbi shpenzimet. Nga kėto gjashtė, dy kanė deklaruar se nuk kanė fonde tė tyre, por do tė jenė pjesė tė fushatave tė partnerėve tjerė, kurse katėr subjekte tjera u janė pėrgjigjur pyetjeve tė pyetėsorit. Kėto janė KDTP (Kosova Demokratik Türk Partisi), CDU (Centar Demokratska Stranka) nga Koalicioni Vakat, Nova Demokratska Stranka dhe Pokret Za Gora (PG)”, ka thėnė ai.

Po ashtu u sqaroi se partitė tė cilat dėshirojnė qė tė publikojnė tė dhėnat e tyre tani, mund tė i dėrgojnė ende tė dhėnat tė cilat do tė publikohen nė ueb faqen e KDI.

Kurse Mjellma Hapēiu Alijaj, nga Demokracia nė Veprim, theksoi se transparenca dhe llogaridhėnia financiare e partive politike ėshtė parakusht pėr demokratizimin dhe funksionimin e subjekteve nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare.

“Deklarata e nėnshkruar nga subjektet politike mė 29 maj e lehtėsuar nga Instituti Demokraci pėr Zhvillim (D4D) ėshtė tregues se partitė janė zotuar pėr transparencė financiare dhe ne do tė monitorojmė nėse kėto zotime do tė pėrmbushen. Gjithashtu, presim qė tė thellojnė bashkėpunimin me shoqėrinė civile sa i pėrket transparencės financiare, duke marrė pėrsipėr pėrmbushjen e zotimit tė njėrės nga pikat e deklaratės.”, ka shtuar ajo.

Ismet Kryeziu nga Demokracia nė Veprim, ka folur pėr mbarėvajtjen e fushatės zgjedhore duke bėrė tė ditur se DnV, po vėzhgon fushatėn pėrmes 60 vėzhguesve afatgjatė.
Nė bazė tė raportimeve, ka bėrė tė ditur se nė dy ditėt e para tė fushatės zgjedhore janė monitoruar 77 aktivitete tė subjekteve politike nė mbarė vendin, shumica e tė cilave kanė qenė tubime publike. Pjesa mė e madhe e aktivitete zgjedhore tė monitoruara nga DnV kanė qenė takime me 50 deri nė 500 pjesėmarrės, ndėrsa 6 prej tyre kanė qenė tubime me mbi 1000 pjesėmarrės.
Incidentet

Kryeziu ka shpjeguar se nė shumicėn e aktiviteteve pėr sigurinė ėshtė pėrkujdesur Policia e Kosovės. Ai ka thėnė se atmosfera nė pėrgjithėsi gjatė dhe pas aktiviteteve ėshtė raportuar tė ketė qenė e qetė duke pėrjashtuar rastin e njė aktiviteti tė organizuar nė Novobėrd nga Lista Srpska ku ėshtė raportuar pėr atmosferė tė tensionuar gjatė aktivitetit si dhe ėshtė raportuar se ky subjekt politik ka vendosur se nuk do tė ketė takime publike nė kėtė komunė.
Po ashtu nė ditėn e parė tė fushatės zgjedhore, ėshtė raportuar pėr njė incident nė komunėn e Graēanicės ku subjektet politike SLS dhe LS kanė pasur mosmarrėveshje pėr shfrytėzimin e njė billbordi, ku ka ndėrhyrė policia.

Resurset publike
Kryeziu ka shtuar se pėrdorimi i resurseve publike ėshtė vėrejtur nė 13 nga 77 aktivitete zgjedhore tė monitoruara, ku janė vėrejtur pėrdorimi i veturave zyrtare dhe pjesėmarrja e shėrbyeseve civil.

Pjesėmarrja e grave
Pjesėmarrja e grave nė dy ditėt e fushatės nė aktivitetet e monitoruara ka qenė mesatarisht rreth 15%. Po ashtu nė kėto aktivitete kanė folur 274 burra (pėrkatėsisht 79%) dhe 72 gra (pėrkatėsisht 21%).

Tė dhėna tjera
Bazuar nė monitorim, nė 21 aktivitete tė pranishėm kanė qenė edhe fėmijėt, nė total numri i tyre ka shkuar mbi 300 fėmijė.
Nė 16 aktivitete pjesėmarrės kanė qenė personat me aftėsi tė kufizuara, nė total kanė marr pjesė rreth 40 persona. Ndėrsa nė 16 aktivitete zgjedhore personave me aftėsi tė kufizuara nuk u ėshtė siguruar qasje pėr pjesėmarrje.
Mediat nuk kanė qenė tė pranishme nė 32 nga 77 aktivitetet zgjedhore tė monitoruara nė rang vendi, ndėrsa nė aktivitet nė tė cilat kanė marr pjesė nuk janė penguar tė raportojnė lirshėm.
DnV ėshtė duke monitoruar gjithashtu pėrdorimin e rrjetit social Facebook nga koalicionet dhe subjektet politike qė nga fillimi zyrtar i fushatės zgjedhore.