BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

06 qershor 2017

DnV: 16,700 euro dėnime pėr shkeljet e partive nga ankesat e DnV-sė

Prishtinė, 6 qershor 2017

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia nė Veprim (DnV), ka mbajtur sot konferencėn e radhės mbi monitorimin e fushatės zgjedhore, monitorimin e mediave gjatė fushatės zgjedhore si dhe ankesat e DnV-sė, tė drejtuara nė PZAP, lidhur me parregullsitė e partive politike gjatė fushatės.
Albert Krasniqi nga DnV, ka bėrė tė ditur se deri tash DnV ka dorėzuar nė PZAP 51 ankesė pėr shkeljen e Ligjit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nė bazė tė monitorimeve qė ka bėrė nė terren.
“Deri tani PZAP ka marr 11 vendime me tė cilat janė dėnuar nė total me vlerė monetare prej 16 700 euro subjektet politike pėr shkelje tė rregullave. Pėrkatėsisht, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) ėshtė dėnuar me 7500 euro pėr 5 raste tė shkeljeve tė bėra, koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) ėshtė dėnuar me 2500 euro pėr 2 raste tė shkeljeve, LVV ėshtė dėnuar me 1200 euro pėr 1 rast dhe KDTP (Partia Turke) me 5500 euro pėr 3 raste”, ka thėnė ai.

Aktivitetet fushatės zgjedhore tė monitoruara nė rang vendi

Krasniqi ka njoftuar se nė bazė tė raportimeve, nė 6 ditėt e fushatės zgjedhore, vėzhguesit afatgjatė kanė monitoruar 394 aktivitete tė subjekteve politike nė mbarė vendin, shumica e tė cilave kanė qenė tubime publike.

Pjesėmarrja e qytetarėve nė tubime
Pjesa mė e madhe e aktiviteteve zgjedhore tė monitoruara nga DnV kanė qenė takime me 50 deri nė 500 pjesėmarrės, ndėrsa 29 prej tyre kanė qenė tubime me mbi 1000 pjesėmarrės, ka bėrė tė ditur Krasniqi.

Pėrdorimi i resurseve publike

Ai ka njoftuar se pėrdorimi i resurseve publike ėshtė vėrejtur nė 64 nga 394 aktivitetet zgjedhore tė monitoruara nga DnV ku janė vėnė re pėrdorimi i veturave zyrtare, pjesėmarrja e shėrbyesve civil si dhe pėrdorimi i resurseve tė tjera publike.
Sipas subjekteve politike :
Koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) ka shfrytėzuar 19 vetura zyrtare, 21 shėrbyes civil si dhe nė 2 raste resurse tė tjera publike. Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) ka shfrytėzuar 17 vetura zyrtare, 7 shėrbyes civil dhe nė 1 raste pėrdorim i resurseve tė tjera publike. LVV ka shfrytėzuar i 1 veturė zyrtare dhe nė 1 rast resurs tjetėr publik. Lista Serbe ka shfrytėzuar i 4 shėrbyesve civil.


Gjuha e urrejtjes

Mė tej ka folur pėr gjuhėn e urrejtjes duke theksuar nė 23 prej 394 aktivitete ėshtė raportuar qė subjektet politike kanė pėrdorur gjuhė tė urrejtjes dhe nė vetėm 2 raste ėshtė raportuar qė atmosfera gjatė aktivitetit zgjedhor ka qenė e tensionuar.

Sipas subjekteve politike
Nė aktivitetet zgjedhore tė organizuara nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) monitoruesit afatgjatė tė DnV-sė kanė raportuar qė nė 8 raste mesazhet e dhėna gjatė aktivitetit kanė pėrmbajtur gjuhė tė urrejtjes. Ndėrsa nė aktivitetet e montiruara tė koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) mesazhe me gjuhė tė urrejtjes ėshtė raportuar nė 8 raste. LVV ka pėrdorur mesazhe me gjuhė tė urrejtjes nė 5 raste.

Pjesėmarrja e grave
Sa i pėrket pjesėmarrjes sė grave nė aktivitetet e zhvilluara nė kuadėr tė fushatės zgjedhore, Krasniqi ka thėnė se ka qenė mesatarisht rreth 16%. Nė baza gjinore, nė aktivitetet e subjekteve politike kanė folur 1334 burra (pėrkatėsisht 80%) dhe 327 gra (pėrkatėsisht 20%). Nga raporti i ditėve tė mėparshme, vihet re njė ulje prej 1% nė numrin total tė folėsve gra nė aktivitetet zgjedhore tė subjekteve politike.

Sipas subjekteve politike
Nė aktivitetet e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) tė monitoruara nga DnV 80% e folėsve kanė qenė burra ndėrsa 20% e folėsve kanė qenė gra. Nė aktivitetet e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) tė monitoruara nga DnV, 82% e folėsve kanė qenė burra, ndėrsa 18% e folėsve kanė qenė gra.
Ndėrsa nė aktivitetet e LVV-sė 72% e folėsve kanė qenė burra ndėrsa 28% e folėsve kanė qenė gra. Si dhe nė aktivitetet e Listės Serbe 94% e folėsve kanė qenė burra ndėrsa vetėm 6% e folėsve kanė qenė gra.

Pėrfshirja e fėmijėve nė fushatė

Krasniqi ka theksuar se nė 123 nga 394 aktivitete tė fushatės zgjedhore tė pranishėm kanė qenė edhe fėmijėt. Nė total numri i fėmijėve qė ka marr pjesė nė aktivitetet e zhvilluara nė 6 ditė fushatė zgjedhore ka shkuar afėrsisht nė 2100 fėmijė. Nė 10 aktivitete ėshtė vėnė re pėrdorimi i fėmijėve nė mėnyrė tė organizuar, tė cilėt bartin materialet propaganduese tė subjekteve politike qė po garojnė nė zgjedhje.
Sipas subjekteve politike
Nė 170 aktivitete zgjedhore tė monitoruara tė koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prania e fėmijėve ėshtė raportuar nė 50 aktivitete. Nė total numri fėmijėve tė pranishėm ėshtė raportuar tė ketė qenė 966 dhe nė 4 raste prania e tyre ka qenė e organizuar.
Nė 102 aktivitete zgjedhore tė monitoruara tė koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) prania e fėmijėve ėshtė raportuar nė 39 aktivitete. Nė total numri fėmijėve tė pranishėm ėshtė raportuar tė ketė qenė 527 dhe nė 4 raste prania e tyre ka qenė e organizuar.
Nė 72 aktivitete zgjedhore tė monitoruara tė LVV prania e fėmijėve ėshtė raportuar nė 23 aktivitete. Nė total numri fėmijėve tė pranishėm ėshtė raportuar tė ketė qenė 383 dhe nė 1 rast prania e tyre ka qenė e organizuar.

Qasja e personave me aftėsi tė kufizuara
Nė 74 nga 394 aktivitetet zgjedhore tė monitoruara nga DnV, pjesėmarrės kanė qenė personat me aftėsi tė kufizuara, nė total kanė marr pjesė rreth 190 persona. Ndėrsa nė 83 aktivitete zgjedhore nė vendin ku ėshtė mbajt aktiviteti personave me aftėsi tė kufizuara nuk u ėshtė siguruar qasje pėr pjesėmarrje.

Prania e mediave
Mediat nuk kanė qenė tė pranishme nė 47% tė aktiviteteve zgjedhore tė monitoruara nė nivel vendi, ndėrsa nė aktivitet nė tė cilat kanė marr pjesė nuk janė penguar tė raportojnė lirshėm.

Ofrimi i sigurisė
Nė shumicėn e rasteve tė monitoruara Polica e Kosovės ėshtė pėrkujdesur pėr sigurimin e aktiviteteve zgjedhore.
Shfrytėzimi i rrjeteve sociale

DnV ėshtė duke monitoruar gjithashtu pėrdorimin e rrjetit social Facebook tė faqeve zyrtare tė koalicioneve dhe subjekteve politike qė nga fillimi zyrtar i fushatės zgjedhore.
Krasniqi ka bėrė tė ditur se qė nga dita e parė e fushatės e deri dje, subjektet politike qė janė pjesė pėrbėrėse e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) kanė bėrė mė sė shumti postime nė faqet e tyre zyrtare nė Facebook pėrkatėsisht 128 postime, pasuar nga subjektet politike qė janė pjesė e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) pėrkatėsisht 77 postime dhe subjekti politik LVV, pėrkatėsisht 38 postime.
Nga kandidatėt pėr kryeministėr, Avdullah Hoti ka bėrė numrin mė tė madh tė postimeve nė faqen e tij zyrtare nė Facebook, pėrkatėsisht 71 postime, pasuar nga Ramush Haradinaj me 34 postime dhe Albin Kurti me 30 postime.

Incidentet e raportuara

Nė ditėn e parė ėshtė raportuar pėr incidentin qė ka ndodhur nė komunėn e Graēanicės ku subjektet politike SLS dhe LS kanė pasur mosmarrėveshje pėr shfrytėzimin e njė billbordi, rast nė tė cilin ka pasur ndėrhyrje tė policisė.
Nė ditėn e dytė tė fushatės ėshtė raportuar qė njė aktivitet i organizuar nga Lista Srpska ku ėshtė raportuar pėr atmosferė tė tensionuar gjatė aktivitetit (nė Novobėrd), si dhe ėshtė raportuar se ky subjekt politik ka vendosur se nuk do tė ketė takime publike nė kėtė komunė (Novobėrdės).
Nė ditėn e pestė ėshtė raportur qė Lideri i Partisė sė Serbėve tė Kosovės, Aleksandar Jablanovic, dhe gruaja e tij Kristina janė arrestuar nė Leposaviq arrestuan pėr posedim njė armės sė zjarrit. Arrestimi u parapri nga njė konflikt nė mes tė pėrkrahėsve tė Listės Serbe dhe Partisė sė Serbėve tė Kosovės

Kurse Dušan Radaković, nga DnV ka folur lidhur me fushatėn qė po zhvillohet nė katėr komuna (Mitrovicė tė Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe Zveēan) duke theksuar se nė pėrgjithėsi ėshtė duke shkuar mirė me pėrjashtim tė Leposaviqit pėr shkak tė problemeve ndėrmjet Listės Serbe dhe Parisė sė Serbėve tė Kosovės.
“Nė Mitrovicė tė Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok ėshtė vetėm Lisa Serbe qė po zhvillon fushatė normalisht nėpėrmjet materialeve promovuese si dhe pėrmes rrjeteve sociale”, ka plotėsuar ai.

Ndėrsa Petrit Zogaj nga DnV ka bėrė prezantimin e tė gjeturave nga monitorimi i deritashėm i mediave tė shkruara dhe elektronike.
Sa i pėrket mediave tė shkuara ka thėnė se nė total janė prodhuar 252 analiza, reklama, artikuj informativ, dhe intervista pėrgjatė kėtyre ditėve.
“Nė mbledhjen e tė dhėnave pėr mbulueshmėrinė e partive politike nė gazetat e shkruara, mbulueshmėrinė mė tė madhe e ka pasur LDK-ja mė 24.74%, duke pasuar nga VV me 15.81%. PDK-ja (13.35%) ka pasur mbulueshmėri mė tė madhe se partneri i koalicionit AAK (12.46%)”, ka njoftuar ai.
Nėse analizohet aspekti gjinor ka bėrė tė ditur se nga tė gjitha analizat, artikujt informativ, reklamat, dhe intervistat vetėm 13% prej tyre janė gra, ndėrsa 87% janė burra.
Sa i pėrket mediave elektronike (5 TV Kanale), pėrkatėsisht mbulueshmėrinė qė kanė marrur partitė nė kronikat zgjedhore, Zogaj ka thėnė se VV-ja prinė me 25.4%, mė pas LDK-ja me 19.2%. Pastaj vijnė dy partitė e koalicionit PDK dhe AAK me 11.8% dhe 9.7% respektivisht, dhe partneri tjetėr i tyre ka vetėm 5.4%. Tek partitė e tjera hyjnė partitė minoritare tė cilat bashkarisht kanė ndarė 9%. AKR (7.6%) dhe Alternativa (6.6%) kanė pothuaje shifra tė njejta.
“Kronikat zgjedhore, njėsoj si gazetat, mė shumė vėmendje ju kanė kushtuar burrave se sa grave. Mė poshtė shihet qė mbėlueshmėria e grave nė kronika zgjedhore ka qenė vetėm 12.7%, dhe e burrave 87.3%”, ka shtuar mė tej.