BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

11 qershor 2017

Komunikata e Dytė pėr Media- DnV: Deri nė 12:00 dalja e votuesve 13%, problemet kryesore konsiderohen lista e votuesve dhe votimi familjar



Dalja nė Zgjedhje

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia nė Veprim” po vazhdon tė vėzhgojė procesin zgjedhor tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare qė po zhvillohet sot nė tėrė territorin e vendit.
Deri nė orėn 12:00, sipas raportimeve tė vėzhguesve tė DnV-sė, pėr tė votuar kanė dalė 244,647 qytetarė me tė drejtė vote, pėrkatėsisht 13 % e tė gjithė votuesve me tė drejtė vote.
Madhėsia e trupit elektoral nė kėto zgjedhje sipas tė dhėnave zyrtare tė KQZ-sė ėshtė 1,872,941 votues.

Parregullsitė dhe incidentet mė tė shprehura

Parregullsitė mė tė shpeshta qė po e pėrcjellin procesin e votimit nė terren deri nė orėn 12:00 janė:

Tentimet pėr tė votuar mė shumė se njė herė (votimi i dyfishtė) me gjithsej 59 raste, nė 31 vendvotime (ose nė pėrqindje 1.24 % tė VV). Prijnė komunat: Gjilani (14), Peja (7) dhe Skenderaj dhe Suharekė (6).

Votimi familjar ėshtė raportuar nė 4925 raste ose nė 28.5% tė vendvotimeve nė Kosovė. Komunat qė prijnė me votime familjare janė: Dragas (160), Deēan (24), Mamusha (32).
Fotografimi i votės i pranishėm nė tė gjitha proceset zgjedhore tė kaluara e ka pėrcjellur procesin.
Edhe pse i sanksionuar me kodin penal tė Kosovės, fotografimi i votės ėshtė evidentuar nė 131 raste ose nė 3.37% tė vendvotimeve e shprehur mė shumė komunat: Fushė Kosovė (12), Obiliq (8), Mamusha dhe Istogu (3)
Raste tė votimit jashtė kabinave (ose publikimit tė votės) janė gjithsej 41 apo nė 0.72 % tė vendvotimeve, mė shumė i shprehur nė kėto komuna Leposavic (4), Klinė (3), Obiliq, Prizren, Malishevė dhe Deēan (nga 2 raste)
Asistimi i votuesve mė shumė se njė herė ėshtė vėrejtur nė 211 raste, apo nė 0.76 % tė vendvotimeve. Prijnė komunat Gjilani (12), Fushė Kosova (5) dhe Gjakova dhe Deēani (3).

Vėshtirėsitė pėr t’u identifikuar nė Listėn e Votuesve po e pėrcjellin edhe kėtė proces zgjedhor. Ankesa lidhur me Listėn e Votuesve janė raportuar nė 1216 raste.

Blerje e votės: Nė shkollėn “Agim Ramadani”, nė qendrėn e votimit 0409D nė fshatin Zhegėr tė Gjilanit disa persona janė parė nė afėrsi tė vendvotimit duke shpėrndarė material propagandistik dhe duke dhėnė para pėr votuesit. Rasti ėshtė raportuar nė Prokurori nga DnV-ja dhe Prokuroria e Shtetit ėshtė duke verifikuar informatat.

Nė Fakultetin Filologjik nė qendrėn e votimit 1906E nė disa vendvotime tek libri i kandidatėve pėr deputet i cili gjendet nė kabinėn e votimit, nė libėr janė gjetur kartvizita me emra nga kandidatėt e koalicionit PDK-AAK-NISMA etj.

Nė shkollėn “Tre Dėshmorėt”, nė qendrėn e votimit 1632A, nė komunėn e Rahovecit nga vėzhguesit po vėrehet njė numėr i personave tė cilėt po deklarojnė rrejshėm qė pėrfaqėsojnė organizat tė shoqėrisė civile dhe parti politike. Ata nuk janė larguar ende nga vendvotimet.

Nė shkollėn “Azem Bejta”, nė qendrėn e votimit 2105B nė komunėn e Skenderaj janė vėrejtur persona tė paautorizuar tė cilėt janė larguar nga qendra e votimit, pasi qė monitoruesit evropian kanė qenė tė pranishėm. Kėta persona tė paautorizuar janė rikthyer pas largimit tė monitoruesve evropian.

Nė qendrėn e votimit 3603D nė vendvotimin 02R, nė komunėn e Parteshit, dy persona kanė votuar me letėrnjoftim tė Serbisė. Tė njėjtit janė lejuar.

Shtėpia e Gjuetarėve e paraparė si qendėr e votimit 2063A vendvotimi 01D, nė komunėn e Prizrenit nuk ėshtė hap fare edhe pse KQZ e ka pas nė listė tė vendvotimit.

Nė shkollėn “Meto Bajraktari”, nė qendrėn e votimit 1925E komisioner kanė lėshuar vendvotimin 02R ata kanė shkuar pėr tė votuar pa ju interesuar procesi.

Nė njė shkollė nė Gjakovė nė qendrėn e votimit 0225C vendvotimi 03R ka mbetur i mbyllur pėr mė shumė se 20 minuta, tė gjithė kanė shkuar nė pauzė.

Nė Sallėn 1 Tetori, nė qendrėn e votimit 1912E vendvotimi 03R nė komunėn e Prishtinės ka larguar vėzhguesit nga mbrapa tavolinės sė shpėrndarjes fletėvotimeve, libri i nėnshkrimeve dhe vules. Kjo ka ndodhur nė orėn 10:00 dhe nuk ka ndonjė informatė pse ka ndodh.

Nė shkollėn “Gjin Gazulli”, nė qendrėn e votimit 1918E vendvotimi 04D nė komunėn e Prishtinės, disa persona kanė hyrė nė mėnyrė tė paautorizuar nė vendvotim dhe kanė treguar se si duhet tė veprohet.

Nė shkollėn “Ali Hadri”, nė qendrėn e votimit 2516D vendvotimi 02D nė komunėn e Ferizajit njė person raportohet tė ketė votuar 2 herė ndėrsa i njėjti nuk ėshtė penguar.

Nė shkollė “Hysni Zajmi”, nė qendrėn e votimit 0606C vendvotimi 01R nė komunėn e Istogut ėshtė mbyll pėr disa mintuta pasi qė njė vėzhgues ka kėrkuar qė tė jetė asistent nė votim. Ai nuk ėshtė lejuar.

Nė shkollėn fillore “Hivzi Sylejmani”, nė qendrėn e votimit 1322E vendvotimi 03D nė komunėn e Lipajnit njė person (votues) ka shkarravitur nė murin e shkollės numrin e partisė.
***
DnV fton qytetarėt tė dalin nė votime dhe kėshtu tė bėhen pjesė e vendim-marrjes dhe krijimit tė politikave qė janė nė funksion tė pėrmirėsimit tė mirėqenies dhe jetės sė tyre.
DnV kėrkon nga subjektet politike tė vazhdojnė tė pėrmbahen nga ēdo veprim qė mund tė cėnoj integritetin e procesit zgjedhor. DnV pret qė institucionet e vendit do tė vazhdojnė tė ndėrmarrin tė gjitha masat e duhura pėr tė garantuar njė atmosferė tė qetė dhe zgjedhje demokratike dhe tė lira.