BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Nėntor 2017
MaEnPrShDi
   1  2  3  4  5
 6  7  8  9  10  11  12
 13  14  15  16  17  18  19
 20  21  22  23  24  25  26
 27  28  29  30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

20 shtator 2017

DnV nis me vėzhgimin e procesit zgjedhor, bėn thirrje pėr respektim tė rregullave tė fushatės zgjedhore


Nė prag tė fillimit zyrtar tė fushatės zgjedhore pėr Zgjedhjet Lokale tė 22 tetorit, koalicioni “Demokracia nė Veprim” (DnV), ka mobilizuar 61 vėzhgues afatgjatė pėr tė pėrcjellė nga afėr aktivitetet nė kuadėr tė fushatės 30 ditėshe nė tė gjithė vendin. Objektivi i pėrgjithshėm i DNV-sė tash e dhjetė vite mbetet promovim i zgjedhjeve tė lira, tė drejta dhe tė besueshme tė cilat mund tė sigurohen vetėm nė njė mjedis paqėsor dhe tė qėndrueshėm. Objektivat specifike pėrfshijnė:

• vėzhgimin e zgjedhjeve nė mėnyrė profesionale dhe tė paanshme, pėr tė ndikuar nė rritjen e integritetit tė zgjedhjeve dhe besueshmėrisė sė publikut nė kėtė proces;
• tė kontribuojmė nė edukimin dhe informimin e votuesve pėr mėnyrėn e votimit dhe rėndėsinė e pjesėmarrjes nė zgjedhje tė lira pa frikėsime apo dhunė;
• eliminimin e barrierave pėr pjesėmarrje nė zgjedhje nga tė gjitha grupet e shoqėrisė, duke garantuar mundėsi tė barabarta pėr tė gjitha grupet e shoqėrisė, barazi gjinore dhe mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut;
• vlerėsimin e legjitimitetit tė procesit zgjedhor nė raport me pėrmbushjen e standardeve ndėrkombėtare dhe respektimin e kornizės ligjore vendore;
• ofrimin e rekomandimeve pėr pėrmirėsimin e mė tejmė tė sistemit dhe administrimit tė zgjedhjeve;

Fushata zgjedhore 


Nė fokus tė vėzhgimit tė fushatės do tė jetė vlerėsimi i respektimit tė Kodit tė Mirėsjelljes nga subjektet politike dhe kandidatėt e tyre nė garė. Prandaj, DnV u bėn thirrje subjekteve politike tė evitojnė shkeljet e Kodit dhe dispozitave tjera ligjore pėr zgjedhjet. DnV mbetet e pėrkushtuar tė raportojė me profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi tė gjitha shkeljet para institucioneve pėrgjegjėse. Nga subjektet politike dhe kandidatėt e tyre kėrkojmė qė t’i shmangen vendosjes sė ēfarėdo materiali propagandues nė hapėsirat publike ku ėshtė e ndaluar me ligj. Vetėm nė zgjedhjet e kaluara parlamentare subjektet politike janė gjobitur me mbi 350 mijė euro pėr shkelje tė kėtyre rregullave. Po ashtu, subjektet politike tė mos shfrytėzojnė resurset publike pėr qėllime tė fushatės zgjedhore, tė mos angazhojnė shėrbyesit publik nė fushatė apo fėmijėt nė mėnyrė tė organizuar.
DnV fton subjektet politike tė ofrojnė mundėsi tė barabarta nė fushatė zgjedhore pėr gratė, si nė pjesėmarrje nė tubime ashtu edhe nė mundėsinė pėr tė qenė folėse nė aktivitetet e tyre. Subjekteve politike iu rikujtojmė respektimin e deklaratės sė nėnshkruar pėr pėrfaqėsim tė grave nė trupat e menaxhimit tė zgjedhjeve pėr tė paktėn 40%, deklaratė tė cilėn e shpėrfillen nė zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Dita e Zgjedhjeve



DnV do tė jetė e pranishme edhe nė vėzhgimin e ditės sė zgjedhjeve. Tashmė kemi rekrutuar mbi 2,500 vėzhgues tė cilėt do tė mbulojnė tė gjitha vendvotimet dhe do tė raportojnė nė kohė reale pėr procesin, daljen e  votuesve nė zgjedhje dhe parregullsitė eventuale.

Edukimi i votuesve


Duke iu referuar numrit tė madh tė fletėvotimeve tė pavlefshme nė zgjedhjet parlamentare tė 11 qershorit por edhe zgjedhjeve tė mėhershme lokale, si dhe fushatės joadekuate tė KQZ-sė, DnV ka filluar tė punojė nė terren nė informimin dhe edukimin e votuesve, pėr tė parandaluar kėtė trend. Informimi me kohė i votuesve pėr tė votuar nė mėnyrė tė duhur nė zgjedhjet lokale sidomos tani kur procedurat janė tė ndryshme nga ato tė zgjedhjeve parlamentare, ėshtė parakusht pėr tė minimizuar numrin e votave tė pavlefshme. Pėr mė shumė se njė vit, jemi duke punuar me votuesit e rinj, nė mėnyrė qė tė marrin vendime duke qenė mirė tė informuar dhe duke ndikuar nė hartimin e politikave. Pėrmes grupeve punuese me tė rinjtė nė shtatė qytetet mė tė mėdha tė Kosovės, kemi identifikuar problemet me tė cilat ballafaqohen dhe i kemi shndėrruar nė platforma pėr partitė politike. Tė njėjtat do t’i prezantojmė para tė gjithė kandidatėve pėr kryetar tė komunave dhe presim qė tė njėjtat tė adaptohen dhe zbatohen nga ta pasi qė tė marrin pushtetin.
Nė fund, falėnderojmė tė gjithė donatorėt qė pėrmes pėrkrahjes sė tyre kanė bėrė tė mundur vėzhgimin e zgjedhjeve. Bashkėpunimi jonė do tė vazhdoj me vėzhguesit ndėrkombėtar, institucionet pėrgjegjėse pėr menaxhimin e zgjedhjeve si dhe ato tė sigurisė nė vend.