BULETINI TREMUJOR

DHJETOR 2013 - MARS 2014

SHTATOR - NĖNTOR 2013

QERSHOR - GUSHT 2013

Eseja fituese

 
 
Publikime
 
 
 
 
 
 
Kalendari i aktiviteteve
Prill 2018
MaEnPrShDi
       1
 2  3  4  5  6  7  8
 9  10  11  12  13  14  15
 16  17  18  19  20  21  22
 23  24  25  26  27  28  29
 30
 
 
 
 
Aktivitet e Demokracisė nė Veprim

:: Shtype shkrimin ::

20 nėntor 2017

DEKLARATĖ PRELIMINARE PĖR RAUNDIN E DYTĖ ZGJEDHJET LOKALE 2017

Raundi i dytė i zgjedhjeve pa probleme, tregohet maturi e lartė nga qytetarėt dhe subjektet politike

Koalicioni i organizatave tė shoqėrisė civile pėr vėzhgimin e zgjedhjeve “Demokraci nė Veprim” (DnV) ka angazhuar 1777 vėzhgues afatshkurtėr pėr tė vėzhguar raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale, tė mbajtur mė 19 nėntor 2017 si dhe 7 vėzhgues tjerė me rastin e rivotimit nė Komunėn e Parteshit. Vėzhguesit janė vendosur tė gjithė gjitha 1777 vendvotimet e 614 qendrave tė votimit, pėr tė vėzhguar pėrgatitjet pėr hapjen e vendvotimeve, tė gjithė procesin e votimit, mbylljen e vendvotimeve si dhe nė fund numėrimin e rezultateve. Fushata zgjedhore e kandidatėve ėshtė vėzhguar nga 30 vėzhgues afatgjatė tė zgjedhjeve, pėrfshirė tubimet e kandidatėve, takimet me grupet e interesit dhe vizitat nė shtėpi private.
FUSHATA ZGJEDHORE
Fushata zgjedhore pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve pėr kryetar tė komunave ėshtė zhvilluar e qetė me numėr tė vogėl tė parregullsive. Subjektet politike kanė qenė tė matura dhe kanė kontribuar nė zhvillimin e njė fushate zgjedhore konkurruese dhe tė qetė ku kanė shpalosur para qytetarėve opsionet dhe programet e tyre.
Parregullsitė mė tė shumta qė e kanė shoqėruar fushatėn zgjedhore kanė qenė: i) pėrdorimi i resurseve publike, ii) pjesėmarrje e fėmijėve nė aktivitetet zgjedhore; iii) mungesė e qasjes pėr personave me aftėsi tė kufizuara. Fushata zgjedhore ėshtė dominuar prej kandidatėve burra si nė publik ashtu edhe si folės nė aktivitetet e subjekteve politike.

DITA E ZGJEDHJEVE
Nė pėrgjithėsi, dita e zgjedhjeve ka kaluar e qetė dhe pa incidente serioze tė cilat do ta dėmtonin nė mėnyrė direkte mbarėvajtjen e zgjedhjeve. Votimi ėshtė kryer duke respektuar standardet demokratike pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Qytetarėt kanė qenė tė lirė pėr tė votuar pėr kandidatėt e tyre tė preferuar dhe kanė qenė tė sigurt pėr ushtrimin e tė drejtės sė tyre pėr tė votuar. Pėrveē parregullsive tė vogla tė izoluara, nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident serioz qė do tė mund ta dėmtonte tėrė procesin zgjedhor.
Pėrjashtim bėjnė disa lokalitetet me shumicė serbe, banorėve tė komunitetit serb u ėshtė bėrė thirrje pėr tė mos dal pėr tė votuar. Raste tė tilla janė raportuar nė komunėn e Vushtrrisė pėrkatėsisht nė fshatrat Grac dhe Banjskė. Mungesė tė interesimit pėr tė votuar nga komuniteti serb ka pasur edhe nė komunėn e Obliqit. Edhe nė raundin e dytė tė votimit pėr kryetarė tė komunave ėshtė vėrejtur njė trend i pėrsėritjes sė parregullsive nga proceset e kaluara zgjedhore, ndonėse nė numėr mė tė vogėl tė rasteve.
Hapja e vendvotimeve
Nga 1777 Vendvotime, sipas tė dhėnave tė DnV-sė, me vonesė janė hapur 12 vendvotimeve, 50% e tė cilave lidhen me vonesėn e komisionarėve.
Prania e materialit propagandues nė afėrsi prej 100 m prej Qendrės sė Votimit
Vėzhguesit e DnV-sė kanė raportuar pėr prani tė materialit propagandues tė subjekteve politike brenda diametrit prej 100m tė Qendrės sė Votimit. Kjo dukuri ėshtė vėrejtur nė 19 Qendra Votimi ose 3 % tė tyre nė nivel vendi.
Mungesa e materialeve zgjedhore
Sa i pėrket mungesės sė materialit zgjedhor, nga terreni ėshtė raportuar se nė 60 vendvotime kanė munguar materialet zgjedhore nė kohėn e hapjes sė vendvotimeve (apo nė 3.4% tė vendvotimeve).
Mė pak se tre komisioner nė vendvotime
Nė 10 vendvotime nė nivel vendi vėzhguesit e DnV-sė, kanė raportuar pėr prani tė mė pak se tre komisionarėve nė vendvotim.
Gjetja e emrit nė Listėn e Votuesve
Vėshtirėsitė e votuesve pėr ta gjetur emrin e tyre nė Listėn e Votuesve e kanė pėrcjellė edhe kėtė proces zgjedhor. Ankesa lidhur me Listėn e Votuesve janė raportuar nė 202 vendvotime apo 11.4% tė vendvotimeve.
Votimi familjar
Votimi familjar ėshtė evidentuar nė 116 vendvotime, pėrkatėsisht nė 6.5 % tė tė gjitha vendvotimeve.
Fotografimi i fletėvotimit
Fotografimi i fletėvotimit ėshtė evidentuar nė 54 vendvotime nė nivel vendi, pėrkatėsisht nė 3% tė tė gjitha vendvotimeve.
Votimi jashtė kabinave tė votimit
Vėzhguesit e DnV-sė kanė hasur nė raste tė votimit jashtė kabinave tė votimit, ku pėrgjatė ditės sė zgjedhjeve janė evidentuar gjithsej 29 raste (1.6% e tė gjitha vendvotimeve).
Asistimi i votuesve mė shumė se njė here
Vėzhguesit e DnV-sė po ashtu raportuan edhe pėr rastet e asistimit tė votuesve mė shumė se njė herė, dukuri kjo e cila ėshtė evidentuar nė 27 vendvotime (1.5% e tė gjitha vendvotimeve).
Prania e personave tė paautorizuar nė vendvotim
Edhe prania e personave tė paautorizuar nė vendvotime vazhdon tė mbetet njė nga parregullsitė e evidentuara nė kėto zgjedhje. Mė konkretisht, prania e personave tė paautorizuar nė vendvotime ėshtė hasur nė 21 vendvotime (rreth 1.2 % tė vendvotimeve).